×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i Përkohshëm i KEK-ut miraton buxhetin e rishikuar për 2020, shtyhen projektet kapitale

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës në mbledhjene e mbajtur ka miratuar buxhetin e rishikuar për 2020 ku me anë të këtij rishikimi projektet kapitale shtyhen për shkak të pandemisë, si dhe ndarja e mjeteve për Studimin e Fizibilitetit për Termocentralin Kosova A.

    Njoftimi i plotë:

    Bordi i Përkohshëm me vendime konkrete për korporatën

    Në takimin e rregullt të këtij muaji Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës ka  ndërmarrë një sërë veprimesh të rëndësishme për korporatën.

    Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka miratuar buxhetin e rishikuar për vitin 2020, i cili rregullon dhe balancon të hyrat dhe shpenzimet për shkak të ndikimeve të ndryshme, me theks të veçantë shtyrjen e projekteve kapitale si pasojë e pandemisë Covid-19. Në kuadër të buxhetit të rishikuar është përfshirë edhe ndarja e mjeteve për Studimin e Fizibilitetit për Termocentralin Kosova A. Në këtë aspekt janë përfshirë ulje të shpenzimeve për disa kategori të caktuara.

    Me qëllim të inventarizimit të pronës Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka udhëzuar trajtimin e çështjeve pronësorë përmes një Task Force të Brendshme,

    Për më tepër, në këtë takim është vendosur mbështetja e opsionit të inxhinierëve dhe të ekspertëve

    të KEK-ut për përcaktimin e Fushës VERI N1 (Sibovci Jug-Perëndimor) si orientim strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit, dhe në këtë kontekst Bordi ka kërkuar shqyrtimin e arsyeshmërisë të vendimeve dhe punëve (kontratave) të kryera në zonën JUG (S.1.2).

    Ndërsa për menaxhimin e punëve ditore në gjendjen e pandemisë COVID-19 është udhëzuar menaxhmenti për aplikimin e punës on-line, përfshirë edhe takimet me palë të treta (Operatorë Ekonomik, Institucione, Palë të interesuara) sipas mundësive.

    Fare në fund Bordi i Përkohshëm ka vendosur t’i adresohet një kërkesë zyrtare për auditim të

    Përgjithshëm në KEK Zyrës Kombëtare të Auditimit – ZKA.

     

     

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.