[wp-story]

Bota/Rajoni

Bolton të dëshmojë për Trump – Kërkesa e demokratëve në procesin e shkarkimit të presidentit

Bolton të dëshmojë për Trump – Kërkesa e demokratëve në procesin e shkarkimit të presidentit
20:08 | 16 Dhjetor 2019

Demokratët ne Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që në procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump të dëshmojë edhe ish këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton.

Kërkesën e paraqiti përmes një letre kreu i demokratëve në senat, Chuck Schumer. Përpos Boltonit, Schumer këmbëngul edhe në dëshminë e Mick Mulvaney, shefi i stafit të presidentit. Dëshmitë e mbledhura tashmë kanë nxjerrë në pah ato që konsiderohen si dyshime të Boltonit mbi mënyrën sesi Trump po ushtronte presion mbi Ukrainën për përfitime politike personale, thonë demokratët. Ata shprehen se Boltoni, në një moment është ankuar duke thënë: “ Unë nuk jam pjesë e çfarëdolloj marrëveshje droge që po gatuajnë ndihmësit e Trumpit”.

Dëshmia e Mulvaney-t konsiderohet gjithashtu kritike duke pasur parasysh deklaratën e tij në muajin tetor se ka pasur vërtet një situatë trysnie me Ukrainën. Administrata e trupit “ngriu” gati 400 milion dollarë ndihmë ushtarake për këtë vend kur kërkoi një hetim për Joe Biden. Një muaj më parë, Boltoni i dorëhequr nga posti i rëndësishëm i këshilltarit të sigurisë kombëtare, kritikoi shtëpinë e bardhë duke thënë se fill pas largimit, i kishte bllokuar hyrjen në adresën e tij në Twitter.

Boltoni, shkruante me herët Bloomberg, me shumë gjasë do të thirret si dëshmitar, dhe askush nuk e di me siguri se çfarë do të thotë. Por shumë ndërkohë tregojnë se ai e ka shprehur me kohë hapur kundërshtimin e tij për t`i kërkuar Ukrainës hetime të motivuara politikisht.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera