×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bolton: Shkëmbimi territorial nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.

    Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra.Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan.

    Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim, mos arritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Washington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.

    “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe.

    Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin Maqedoninë ishte arritje e madhe.Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën.

    Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve.Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton për Fokus.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Auto28 Shtator 2023
    Ndërsa rivalët e tij republikanë u përballën në debatin e dytë televizivë, ish-Presidenti Trump vendosi të mbajë fjalim në një kompani të...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut po teston dronët nënujorë dhe inteligjencën artificiale për përdorim të mundshëm gjatë operacioneve detare, sipas...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Një autobus shkolle është përmbysur në Jeruzalem, si pasojë e të cilit janë plagosur dhjetëra nxënës. 33 fëmijë të moshës 8-12 vjeç...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut po teston dronët nënujorë dhe inteligjencën artificiale për përdorim të mundshëm gjatë operacioneve detare, sipas...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dënuar sulmet e së dielës ndaj Policisë së Kosovës, nga një grup terrorist...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministren Donika Gërvalla-Schëarz dje kanë pritur ambasadorët dhe diplomatët e akredituar në Republikën e...
    Lajme28 Shtator 2023
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot se sulmi i të dielës në Banjskë të Zveçanit është një...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, në seancën e Kuvendit, ka thënë se të dielën, Republika e Kosovës u...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për nder të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online.  

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.