Labinot Xhoxhaj kampion i Evropës në peshat e rënda do të mbaj të shtunën një konferencë për media hotel Lake Side & SPA, njeri prej hoteleve më të mirë në vend, raporton Front Online.
Boksieri kosovar, që jeton dhe ushtron në Zvicër, mposhti ukrainasin Oleksandr Zakhozhyi me vendim unanim të gjyqtarëve (116-112, 115-111, 116-110).
Ai në raundin e 10-të, ai e nokautoi kundërshtarin, por lufta përfundoi pas 12 raundeve dramatike.
Ky titull ishte fituar në vitin 2002 edhe nga Luan Krasniqi, por i cili në atë kohë përfaqësonte Gjermaninë, raporton Front Online.
Përndryshe 31-vjeçari është i pari me nënshtetësi kosovare që fiton këtë titull në federatën prestigjioze EBU, duke ndjekur gjurmët e Luan Krasniqit.
Në këtë konference shumë të rëndësishme përveç mediave të shumta vendore do të marrin pjesë edhe shumë media nga Gjermania dhe vende të tjera, raporton Front Online.