×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Bojkotoni mallrat francezë”- Erdogan thirrje turqve pas përplasjeve me Macron

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje turqve që të mos blejnë kurrë mallra franceze, ndërsa kërkoi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që ta ndalin agjendën “anti-islamike” të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

    Madje për Erdogan, myslimanët janë bërë në Evropë, si hebrenjtë në nazizëm.

    Presidenti turk tha të shtunën se Macron kishte një problem serioz me myslimanët dhe se kishte nevojë për kontrolle të shëndetit mendor. Deklarata bëri që Franca ta tërheqë ambasadorin e saj nga Ankaraja.

    “Njësoj sikurse ata që thonë: ‘Mos blini mallra turke’ në Francë, edhe unë u bëj thirrje qytetarëve të mi nga këtu, që të mos i ndihmojnë kurrë markat franceze ose të mos i blejnë ato”- tha Erdogan. Sipas Institutit të Statistikave në Turqi, Franca është burimi i 10-të më i madh i importeve në Turqi dhe tregu i shtatë më i madh për eksportet e Turqisë.

    Vetë Franca në anën tjetër u ka kërkuar vendeve arabe të ndalin bojkotin e produkteve franceze. Macron është zotuar se do ta luftojë “separatizmin islamik”, duke thënë se ai kërcënon ta marrë kontrollin e disa komuniteteve myslimane në Francë.

    Franca u trondit këtë muaj nga prerja e kokës së një mësuesi nga një militant islamik, i cili u hakmorr për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed në një orë për lirinë e shprehjes.

    Udhëheqësit evropianë duhet t’i japin fund agjendës “anti-islamike” të Macronit, tha Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në fillim të një jave të aktiviteteve në Turqi për të përkujtuar ditëlindjen e Profetit Muhamed.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.