×
  • Lajme
  • Lajme

    Bogujevci: Kosova nuk i ka borxh Serbisë

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se për shkak të kaluarës së saj, në pjesën më të madhe të jetës është marrë me temën e ballafaqimit me të kaluarën dhe mekanizmat për të ecur përpara.

    Sipas saj, në krejt këtë rrugëtim, atë që e ka dëgjuar në çdo përvojë të prezantuar nga kontekste te ndryshme të vendeve të ndryshme por me të kaluar të ngjashme me vendin tonë, gjithmonë është potencuar rëndësia që mos të ketë ndarje etnike.

    “Pyetja që unë në vazhdimësi e kam ngritur për Asociacionin është se si i integron ai serbët, kur ai në fakt parasheh izolim të tyre nga shumica dhe pakicat tjera në Kosovë dhe instrumentalizim të tyre nga Serbia”, shkroi ajo në Facebook.Bogujevci shtoi se nëse nuk është për serbët e Kosovës atëherë sipas saj, Asociacioni nuk mund të jetë kompensim për Serbinë që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe e lufton Republikën e Kosovës.

    “Për krimet e luftës dhe kundër njerëzimit, nuk kemi as pranim faji, as kërkimfalje, as drejtësi, as dëmshpërblim. Për më tepër, nga Serbia kemi mohim të masakrave, mosnjohje të shtetit, moskthim të të zhdukurve me forcë, moskthim të artefakteve të grabitura, financim të strukturave paralele, barrikada e kriminalitet, vrasje politike, lobim për çnjohje, bllokim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, etj”.

    ”Kosova nuk i ka borxh Serbisë”, përfundoi ajo.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...
    Sport25 Prill 2024
    Albion Rrahmani i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij. Sulmuesi kosovar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun,...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.