×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Blinken: Është koha të tërhiqemi nga Afganistani

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Uashingtoni do të punojë për së afërmi me aleatët e NATO-s për një tërheqje të koordinuar nga Afganistani, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    “Së bashku kemi arritur qëllimet dhe tash është kohë për të kthyer forcat tona”, tha Blinken para bisedimeve me partnerët e NATO-s në Bruksel.

    Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të njoftojë zyrtarisht të mërkurën më vonë se Uashingtoni do të tërheqë 2.500 trupat e tij të mbetura nga Afganistani deri më 11 shtator. Kjo periudhë përkon me 20 vjetorin e fillimit të sulmeve të SHBA-së në Irak.

    Më 2001, forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin dhe kanë rrëzuar regjimin e talibanëve, për shkak të strehimit të Al-Kaidës, grupit ekstremist, i cili ka qenë mbrapa sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane.

    Gjatë takimit në Bruksel, partnerët e NATO-s pritet të bien dakord që t’i japin fund misionit të aleancës në Irak, në të njëjtën kohë kur largohet fuqia ushtarake kryesore, SHBA-ja.

    NATO ka 9.600 trupa në Irak.

    “Së bashku, ne shkuam për t’u siguruar që Afganistani nuk do të bëhej përsëri një strehë për terroristët që mund të sulmonin ndonjërin prej nesh”, tha Blinken.

    Pavarësisht tërheqjes, Blinken këmbënguli se “angazhimi për Afganistanin do të vazhdojë”.

    Talibanët kanë kërcënuar se do të rikthejnë sulmet kundër trupave të huaja në Afganistan, nëse ato nuk largohen deri më 1 maj.

    Ky afat është përcaktuar në marrëveshjen arritur më 2020 në mes të talibanëve dhe administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, për paqe në Afganistan. /REL

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, i dyshuar për kontrabandë me mallra. Po ashtu, IPK ka...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Lajme28 Mars 2024
    Është gjetur në një humnerë, personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë, një ditë më parë. Lajmin e ka konfirmuar policia...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.