[wp-story]

Bota/Rajoni

Bleu sistemin rus të raketave, SHBA paralajmëron Erdoganin për pasoja të rënda

Bleu sistemin rus të raketave, SHBA paralajmëron Erdoganin për pasoja të rënda
08:27 | 24 Tetor 2020

Testet e Turqisë me sistemin rus “S-400” të mbrojtjes ajrore mund të kenë pasoja serioze në marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin, paralajmëroi zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Rath Hoffman.

“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dënon me forcë provën e sistemit S-400 të kryer nga Turqia në 16 Tetor, një provë që u konfirmua sot nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan” tha zëdhënësi.

“Ne jemi kundër testimit të këtij sistemi nga Turqia, i cili mund të ketë pasoja serioze në marrëdhënien tonë të sigurisë” shtoi deklarata.

“Një sistem operativ “S-400” është i papajtueshëm me angazhimet e bëra nga Turqia si një aleat i Shteteve të Bashkuara dhe NATO” tha Hoffman.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera