Presidenti i zgjedhur i SHBA’së, Donald Trump, e ka emëruar Richard Grenell të dërguar presidencial për misionet speciale, Grenellin e ka uruar edhe këngëtara e njohur shqiptare Bleona Qereti.
Përmes një postimi në Facebook, Qereti ka folur si amerikane, duke thënë se “kombi ynë ka fat që e ka Grenellin”.
Ajo atij i është drejtuar si miku m, duke i uruar fat në udhëheqje.
“Urime për të vetmin Grenell për emërimin tuaj si i dërguari presidencial për misionet speciale! Besnikëria juaj e palëkundur, shërbimi i palëkundur dhe përkushtimi i thellë ndaj këtij vendi janë vërtet frymëzues. Shumë krenar për ty, miku im! Kombi ynë është me fat që ju udhëheq me kaq përkushtim dhe qëllim. 🇺🇸 Zoti ju bekoftë ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ajo të dielën. /Gazeta Express