×
  • Lajme
  • Lajme

    Blenë ilegalisht dhe vodhën drunjë, arrestohen katër persona në Kaçanik

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2022”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .

    “Në lidhje me këtë policia, pas disa informacione të pranuara në një objekt në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka hasur një sasi të konsiderueshme të drunjëve që ishin blerë ilegalisht dhe me vendim te Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ndaj dy personave me inicialet M.M (M/K) 33 vjeçar dhe N.M (M/K) 29 vjeçar është iniciuar rasti penal ‘’Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale’’, ndërsa sasia e drunjëve është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, pas një pune intenzive hetimore, polica ka identifikuar dy persona tjerë me inicialet A.B (M/K) 36 vjeçar dhe V.K (M/K) 28 vjeçar të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhjen e këtyre drunjëve dhe ndaj tyre është iniciuar rasti penal ‘’Vjedhje e pyjeve’’

    Pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, personat e dyshuar lirohen për procedura tjera hetimore.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kryeministrit të tanishëm të vendit, Albin Kurtit, më nuk i beson askush. Sipas tij, kjo ndodh...
    Lajme25 Prill 2024
    Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka folur për javën e imunizimit dhe rëndësinë e vaksinimit. Ai tha se ky aktivitet...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dinarit. Ai është shprehur se për...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Vip25 Prill 2024
    Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu, prej disa ditësh po kalojnë pushimet krah njëri-tjetrit në Bali. Çifti ka treguar se janë...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.