×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bjellorusia liron 1 mijë të arrestuar mes presionit publik në rritje

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Autoritetet në Bjellorusi i kanë liruar rreth 1 mijë protestues të arrestuar në mesin e demonstratave kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, në një përpjekje për të zbutur zemërimin publik ndaj sulmit brutal mbi protestat paqësore. Shumë nga ata që u lanë të lirë, raportuan për rrahje brutale dhe abuzime të tjera nga policia dhe disa prej tyre kishin shenja dhune në trup.

    Lirimi i të burgosurve erdhi disa orë pasi ministri i Brendshëm, Yuri Karayev, kërkoi falje në televizionin shtetëror për përdorimin pa dallim të forcës nga ana e policisë. Masa vjen në një ditë kur ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të takohen për të diskutuar vendosjen e sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë.

    Sfiduesja kryesore e Lukashenko, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila është strehuar në vendin fqinj Lituani, postoi një deklaratë me video ku kundërshtonte rezultatet e votimit dhe kërkonte që qeveria të nisë një dialog me protestuesit.

    Në pesë ditë protestash masive, turmat e demonstruesve mbushën rrugët për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve si dhe që t’i jepet fund sundimit 26-vjeçar të Presidentit autoritar Aleksandër Lukashenko. Rreth 7 mijë persona janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë plagosur.

    Sipas rezultateve zyrtare, Lukashenko ka fituar 80 për qind të votave dhe Tsikhanouskaya vetëm 10 për qind. Policia shpërndau protestuesit duket hedhur ndaj tyre granata të vogla trullosëse, gaz lotsjellës, plumba gome si dhe duke rrahur brutalisht demonstruesit. Të enjten, mijëra punëtorë u mblodhën jashtë uzinave industriale për të denoncuar sulmin e policisë dhe për të kërkuar rinumërimin e votave të procesit të së dielës. /VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ministria e Jashtme siriane sapo ka lëshuar një deklaratë, në të cilën thotë se “një faqe e re po shkruhet në historinë...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Dita e diel shënoi një moment historik për shumë sirianë, pasi rebelët arritën të avancojnë në Damask, një nga qytetet më të...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët për të drejtat e njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë,...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2024
    Reperi i njohur, Don Xhoni ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “Yakuza”, titullohet kënga e tij e re, së...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët për të drejtat e njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë,...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëherë përveshi mëngët për të rivendosur statusin e Moskës...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Carlo Ancelotti konfirmon se Ferland Mendy nuk do të jetë i disponueshëm kur Real Madrid të përballet me Atalanta-n në Champions League,...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Napoli dhe Khvicha Kvaratskhelia janë më pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, pasi bisedimet e gjata mes...
    Sport08 Dhjetor 2024
    Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Duel me mjaft me rëndësi zhvillohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.