Bota/Rajoni

Biznesmeni anglez bënë thirrje të investohet në Kosovë, thotë se Kosova është një perlë e fshehur

Biznesmeni anglez bënë thirrje të investohet në Kosovë, thotë se Kosova është një perlë e fshehur
17:28 | 23 Mars 2020

Biznesmeni anglez, Sean Price, i cili së fundi e ka hapur kompaninë e tij edhe në Kosovë, “Velez Managed Services” e cila bënë  zhvillimin e teknologjisë informative, në një prononcim për portalin “FrontOnline’ , ka  treguar se çfarë e shtyri atë  të investoj në Kosovë.

“Kisha kaluar ca kohë duke këshilluar një startup në Kosovë se si të rritet  ndërkombëtarisht, biznesi  të cilin unë e këshilloja më tregoj problemet financiare që ka, nga kjo unë  vendosa të krijoj një kompani të re në Prishtinë dhe të ndërtoja diçka të qëndrueshme” tha ai.

Price, thotë se Kosovës është një perlë e fshehur dhe  bënë thirrje që të investohet më shumë.

“Për mua është një perlë e fshehur, si shumica e vendeve ka zona që ende kanë nevojë për zhvillim dhe punë. Por është një vend i mbushur me njerëz  inteligjentë dhe punëtorë. Ka disa pika të bukura si lumenjtë dhe malet. Dhe mbi të gjitha është një vend ku njerëzit mund të rriten personalisht profesionalisht dhe financiarisht” tha ai.

Kompania “Velez Managed Services”, aktualisht ka disa punëtorë, dhe se ka hapur konkurse për të punësuar staf shtesë në disa pozita, Price për “FrontOnline” ka thënë se është i habitur me punën që ata bëjnë, ai thotë se Kosova ka njerëz të talentuar.

“Ata janë të jashtëzakonshëm. Ne kemi punësuar shumë njerëz nga vendet e ndryshme të Kosovës, aktualisht  kemi hapur konkurse për disa pozita të lira në kompaninë tonë, Kosova ka njerëz të talentuar” u shpreh ai.

Price, foli edhe për ndikimi që mund ta ketë koronavirusi në ekonomi, ai tha se pas përhapjes së kësaj pandemie në gjithë botën shumë punëtor do të mbesin pa punë dhe se shumë ndërmarrje të vogla po mbyllen.

“Koronavirusi do të ketë ndikim të madh në ekonomi, shumë punëtorë do të mbesin pa punë, pasi që ndërmarrjet e mëdha nuk kanë  qarkullim dhe ato të voglat po mbyllen”, u shpreh Price.

Biznismeni anglez thotë se për t’i siguruat punëtorët pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë, janë duke punuar nga shtëpia në mënyrë që të mos bllokohet puna derisa pandemia e korona virusit të kalon.

“ Pas përhapjes së Koronavirusit në Kosovë, stafi i Velez, kanë punuar nga shtëpia në mënyrë që ta bëjmë më të mirë për bizneset dhe që punët  të mos bllokohen”.

Kompania “Velez Managed Services”, aktualisht operon me dy zyre në Angli, Kosovë dhe së shpejti do të hapë zyre edhe në Amerikë,

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera