×
  • Lajme
  • Lajme

    Bizneset paralajmërojnë protesta, s’do të respektojnë asnjë masë të re – në fushatë e zgjedhje s’pati pandemi

    FrontOnline
    21 Nëntor 2021

    Moslirimi i masave nga ana e Qeverisë dhe mungesa operimit të plotë të bizneseve, ka bërë që këto të fundit të drejtojnë akuza në drejtim të institucioneve.

    Ata thonë se respektimi i masave nuk është bërë as nga partitë politike në zgjedhjet që u mbajtën këtë vit.

    Kryetari Odës Hoteliere dhe Turizmit, Fadil Sogojeva, thotë për Ekonomia Online, se pasi respektimi i masave nuk është bërë nga partitë politike nuk do të bëhet as nga bizneset.

    “Ne kemi reaguar edhe më herët dhe po presim që këto masa të largohen, sepse nuk ka arsye. Vet fushata elektorale e ka bërë të vetën, atëherë kur vetë ata nuk i kanë respektuar masat, atëherë as ne nuk kemi arsye t’i respektojmë, prandaj kërkojmë që të merren me këtë punë dhe të lirohen masat. Sot e kemi mbajtur kuvendin e punës ku kanë marrë pjesë mbi 120 delegatë, prandaj sot jam më i fuqishëm, prandaj edhe nëpërmjet organeve ne do të mundohemi që t’i realizojmë kërkesat tona”, tha ai.

    Analizë të gjendjes e ka kërkuar edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini. Ai për EO thotë Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka orë policore.

    “Mendoj që Qeveria e Kosovës ta analizojë gjendjen reale të pandemisë dhe në bazë të saj të marrë veprime për të cilat janë jo të justifikueshme siç është ora policore dhe kjo është e panevojshme, dhe Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka orë policore, dhe kjo orë policore më shumë jep imazh të keq vendin, sesa e mbron vendin nga pandemia, sepse nga ora 24 deri në 5 të mëngjesit nuk ka asnjë lëvizje dhe nuk ka asnjë rrezik që dikush të infektohet”.

    “Grumbullimet janë të ndaluara tash e disa kohë dhe mendoj që Qeveria e vendit duhet të sillet konform rekomandimeve të IKSHPK-së, kështu që Kosova është shumë më mirë sesa ishte ditëve të verës, ku numri i të infektuarve është minimal dhe të vdekurit nuk ka, dhe kjo është një shenjë që ne duhet të mendojmë për lirimin e masave për t’i liruar bizneset me aktivitetet e tyre të ndryshme, gjithmonë konform manualit të mbrojtjes së shëndetit publik”, tha Shahini.

    Shahini ka ironizuar me partitë politike, për të cilët thotë se në kohë fushate nuk ka pasur pandemi.

    Ai shton se nga kufizimet po dëmtohen bizneset që operojnë me organizim publik, siç janë sallat e dasmave, klubet e natës dhe gastronomia.

    “Pandemia nuk po ekziston në kohën kur po ka zgjedhje por po ekziston pas përfundimit të tyre, e kjo është më së shumti vuajtje e ekonomisë e të bizneseve të ndryshme të cilat janë të kufizuar me aktivitet të saj, sidomos bizneset që kanë të bëjnë me organizim publik, siç janë ahengjet, hoteleritë, gastronomia, e shumë biznese tjera, prandaj po them se Qeveria nuk po sillet konform situatës reale por konform vendimeve politike të dëmshme për ekonominë e vendit”, tha Shahini.

    Kurse nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thonë se fokusi i Qeverisë ka qenë te zgjedhjet lokale, e aspak tek bizneset.

    Arian Vranica nga kjo shoqatë, ka thënë se nëse nuk lirohen masat, do të mbajnë protesta para Qeverisë.

    “Realisht kjo është një neglizhencë, ku e kemi parë që krejt fokusi dhe fuqia e Qeverisë së Kosovës ka qenë te zgjedhjet lokale, dhe kemi parë që është bastarduar komplet me respektimin e masave dhe nuk ka pasur asnjë lloj sinjali që do të ketë lirim të masave por vetëm paralajmërime se gjendja në rajon është shumë shqetësuese. Nuk kemi pasur asnjë masë mbështetëse ekonomike, e cila do të shkonte për disa prej domeneve kanë funksionuar, siç janë klubet e natës dhe sallat e dasmave, e poashtu edhe me operimin e pjesshëm të gastronomisë”, tha ai, teksa shtoi se nuk do të përjashtohen protestat në rast se nuk lirohen masat, raporton EO.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe marrë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Lajme13 Korrik 2024
    Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.