×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bizneset paralajmërojnë ikjen e punëtorëve pas 1 janarit

    FrontOnline
    17 Nëntor 2023

    Pronarë të kompanive prodhuese në Kosovë thonë se tash e dy muaj janë paralajmëruar nga punëtorët e tyre për largim nga puna, menjëherë pas liberalizimit të vizave.

    Ndërkohë, njohës të ekonomisë druajnë se një numër i madh i bizneseve mund të falimentojnë pas 1 janarit, si shkak i ikjes së fuqisë punëtore.

    “Qysh para 1 muaji kanë nisur paralajmërimet edhe pse kemi ba rritje të pagave, 50% të punëtorëve do ta lëshojnë punën sepse kanë gjetë vende pune në Gjermani apo Evropë, a kanë gjetë apo jo nuk e di mirëpo ata kanë paralajmeru se do të ikin dhe ne rrezikojmë prodhimin dhe falimentimin”, tha Sylejman Konushevci, pronar i një kompanie prodhuese vendore.

    Njazi Musliu, pronar i një kompanie tjetër prodhuese, thotë se telashet me mungesën e fuqisë punëtore në firmën e tij kanë nisur shumë kohë më parë dhe se kjo e ka detyruar atë të angazhojë punëtorë nga venet aziatike.

    “Punëtorët ndoshta me neve shefat nuk flasin ato gjëra, çka flasin me kolegët e tyre nuk e di mirëpo nuk kemi paralajmërime…popo ne në vazhdimësi kemi probleme me mungesë të punëtorëve dhe për këtë arsye duhet të punësojmë punëtor nga vendet aziatike edhe pse dëshira jonë është që të punëosojmë të rinjtë tanë”, tha Musliu.

    Sipas Institutit Riinvest, që nga viti 2016 nga Kosova janë larguar nga 30 mijë qytetarë në çdo vit, me viza pune për në Gjermani.

    Drejtori i këtij instituti, Alban Hashani, tha se pas 1 janarit pritet që mbi 32% e fuqisë punëtore të emigrojë në vendet evropiane.

    “Nga të dhënat që i kemi nga anketimet e bizneseve janë se 17.59 e tyre kanë raportuar se punonjësit e tyre veçse i kanë informuar se do të emigrojnë vitin e ardhshëm. Vlerësimet e bizneseve janë se 32.72 për qind e punëtorëve do të emigrojnë gjatë vitit të ardhshëm. Për të frenuar këtë trend, vetëm gjatë vitit të fundit, 79 për qind e bizneseve kanë rritur pagat e tyre dhe rritja e pagave ishte 22.23 për qind. Më i prekuri është sektori i ndërtimtarisë”, tha Hashani për RTV21.

    Profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa përmend fushat në të cilat Qeveria duhet të investojë, në mënyrë që të parandalohet ikja e qytetarëve.

    “Tash bizneset veç i kanë ngritë pagat, mirëpo duhet të investojmë në shëndetësi, drejtësi, arsim sepse duhet ta ndalim migrimin, pas liberalizimit të vizave gjysma e bizneseve do të mbyllen në mungesë të konsumit apo edhe më keq do të largohen nga Kosova e ne kemi nevojë me ardhë ato jo me u largu”, tha Mustafa.

    Sipas gjetjeve të fundit të Institutit Riinvesit, sektori më i prekur nga ikja e fuqisë punëtore është ai i ndërtimtarisë. /21Media

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo përmes, një postimi në profilin e saj në...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Për BE-në, kapitulli 35 është bërë mjet shantazhi për të detyruar Serbinë të njohë Kosovën, tha sot i sanksionuari i SHBA-ve dhe...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit...
    Të tjera
    Vip02 Dhjetor 2023
    Një moment qesharak ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Kaderi...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Një 84-vjeçar humbi jetën, dy persona u plagosën dhe shtëpia u shkatërrua nga një shpërthim që ndodhi në një shtëpi në kryeqytetin...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti është kundër fjalës së lirë, derisa ka përmendur deklaratat përçmuese të zyrtarëve të...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Të dielën do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.