×
  • Lajme
  • Lajme

    Bizneset ankohen se u janë bllokuar llogaritë bankare, kjo është përgjigja nga ATK

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Periudha e Pandemisë ka shkaktuar telashe të madhe tek ekonomia në përgjithësi e bizneset në veçanti.

    Një numër i konsiderueshëm i këtyre bizneseve po ankohen se përveç se nuk kanë patur të hyra gjatë kësaj periudhe, u janë bllokuar edhe xhirollogaritë nga ATK-ja, për shkak të pamundësisë së pagesës së TVSH-së deri me datën 15 mars.

    “Na është bllokuar llogaria bankare nga ATK. Kjo për faktin se nuk kemi arritur ta paguajmë TM1 (Tatimin e tre mujorit të parë)”, i tha Gazetës Blic pronari i një biznesi në kushte anonimiteti.

    Por një pretendim të tillë po e hedh poshtë Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.

    Murtezaj deklaron se Administrata Tatimore e Kosovës nuk u ka mbyllur xhirollogaritë atyre bizneseve të cilat kanë krijuar borxhe gjatë Pandemisë.

    Murtezaj bën të ditur se mund të jenë mbyllur xhirollogaritë e bizneseve që kanë patur borxhe të viteve paraprake dhe nuk kanë shprehur interesim për të bashkëpunuar me ATK-në, për të bërë një pagesë të tillë me këste.

    “Nga informatat qe kam nuk mund të ketë raste që jane bllokuar llogarit bankare të bizenseve që kanë krijuar borgje gjatë kohës së Pandemisë. Bllokim të llogarive bankare mund të ketë pasur gjatë këtyre diteve te bizneset të cilat kanë borxhe të periudhave të viteve paraprake dhe të cilët nuk kanë shfaqur gatishmëri të bashkpunojnë me ATK-në për të gjetur zgjidhjen për pages të borxheve të pa paguara”, u shpreh ai.

    Murtezaj shpjegon se në rast se bizneset kanë vështirësi financiare ato mund të bëjnë kërkesë për pagim të borxhit me këste.

    “Ligji krijon mundësit që në rastet kur bizneset kanë vështirësi financiare, ato mund të parashtrojnë këtkesë për programim të borxhit për pages me këste. Andaj, në rastet kur bizneset nuk paguajnë borxhn si dhe nuk shfaqin gadishmeri për programim të borxhit, atëherë zyrtarët tatimor i obligon ligji ti ndermarrin masat e sforcuara për mbledhje të borxhit, e që ndër masat e sforcuara ështëedhe bllokimi i llogarive bankare” tha Murtezaj.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.