×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi për draftin e Ramës: Këto s’janë bisedime shqiptaro -serbe, Kosova autoriteti i vetëm për negociataa

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Zëvendëskryeminsitri i Qeerisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka folur në mediumin Al Jazeera rrethe komenteve të tij për non-paper-in e publikuar, që rrjedh nga akademia serbe. Ai, gjithashtu e ka komentuar edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për statutin e Asociacionit, të cilin e ka dërguar në Francë e Gjermani.

    “Ky nuk është interpretimi apo konkluzion i im, këto janë kryesisht konkluzionet e akademikëve në Serbi,” tha zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi për Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

    Ndërkohë që  Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve pretendon se nuk e ka krijuar të ashtuquajturin non-paper në të cilin formimi i komunitetit të komunave serbe në Kosovë është i lidhur me të ashtuquajturën “Botë serbe”,  dokumentin e ka publikuar dje zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

    Ai ka thënë se non-paper-i i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve zbulon se komuniteti i komunave serbe nuk ka për qëllim integrimin e serbëve vendas në Kosovë, por ta bëjë Kosovën jofunksionale dhe në këtë mënyrë të përgatisë rrugën për ndarje të Kosovës.

    I pyetur se si e sheh propozimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin kryeministri Edi Rama ia dërgoi kancelarit gjerman Ola Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Bislimi ka deklaruar se këto nuk janë negociata mes shqiptarëve dhe serbëve dhe se vetëm Kosova mund të negociojë.

    Ndërsa, lidhur me raportimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kurtit dhe pezullimin e mundshëm të vendimit për heqjen e regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës, Bislimi ka deklaruar se qarkullojnë shumë “informata të rreme për masa të mundshme” ndaj Kosovës.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka ritheksuar faktin sesi akoma nuk ka pasoja për Beogradin edhe pas ngjarjes së 24 shtatorit, në Banjskë...
    Lajme04 Tetor 2023
    Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka folur për gjendjen në veri të Kosovës, gjatë një konference të përbashkët shtypi bashkë me kryeministrin...
    Lajme04 Tetor 2023
    Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcave të shumta speciale. Banorët i shmangen çdo lloj kontakti...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Sport04 Tetor 2023
    Trepça ka fituar ndaj Tindastollit në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit fituan me rezultat 69:77. Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Vip04 Tetor 2023
    Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual. Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.