×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Nemanja Radivojeviq – Gandi është i dyshuari kryesor për sul*met në Zveçan

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se Lista Serbe është munduar të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut.

    Ai, lidhur me këtë distancim i përmend edhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriqin dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

    Njëjtë, Bislimi thotë se vepruan edhe për sulmin terrorist në Banjskë.

    “Me një komunikatë të gjatë Lista Serbe u nxitua mbrëmë që të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, kur pak çka dihej. Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, u distancua vetëm që të mund ta sulmojë Kryeministrin Albin Kurti. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot tha që nuk deshi të nxitohej në distancim të hershëm. Ndërkohë, kështu kanë thënë edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit kur e vranë rreshterin e policisë sonë, Afrim Bunjakun. Janë distancuar por ende e mbështesin dhe financojnë Millan Radoiçiqin i cili qarkullon nëpër Serbi dhe planifikon e organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit. Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës”, ka shkruar zëvendëskryeministri.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Enver Hoxhaj i PDK-së ka reaguar pas aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. Hoxhaj shkroi në Facebook “Me...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që anëtarët e...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Zyra e Prokurorit të Specializuar sot ka njoftuar se ka ngritur akuza të reja kundër Hashim Thaçit për vepra penale që ndërlidhin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se i mirëpriste hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Sonte në prime u diskutua 12 orëshi i Anës dhe Kevinit. Po ashtu u shfaq një klip me momente intime në mes...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurtit për mungesën e masave të duhura për mbrojtjen e...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Ozi ka sqaruar lidhjen që ka pasur me Anën para se të hynte, kjo e fundit në Big Brother VIP Kosova 3....
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Për të shtunën parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi me lëvizje në...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit terrorist. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.