×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bislimi: Hoti nuk e ka trurin për rimëkëmbje ekonomike

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi po e quan pa substancë dhe zero Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë Hoti. Sipas tij, kreu i ekzekutivit i ka të gjitha mundësitë për ta bërë rimëkëmbjen ekonomike, por vetëm trurin nuk e ka.

    Bislimi, sqaron edhe idenë e tij se cila do të ishte rimëkëmbja e duhur ekonomike që do rriste kërkesën agregate në vend.

    “Ligji, veç rimëkëmbje nuk është, a buxheti e ka rimëkëmbjen brenda. Do të thotë Avdullah Hoti i ka të gjitha mekanizmat, të gjitha mundësitë, veç nuk e ka trurin. Projektligji për rimëkëmbje nuk ia jep atë. Avdullah Hoti, bindja ime e fortë është, se e dinë që ky projektligj është zero dhe ai nuk ka interes ta kalojë. Në atë moment që ligji do të kalojë qytetarët do të kuptonin që nuk ka substancë dhe s’ka njerëz prapa që munden me shty përpara”, thotë Bislimi.

    Ai thotë se ideja e tyre për marrjen e një kredie prej 900 euro të qytetarëve do të ishte e duhura, pasi kthimi, pa kamatë do të ishte vetëm 16 euro në muaj.

    “Propozimi që kemi nxjerr ne ka qenë shumë i qartë. Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate këtë moment kanë mundësi me sistemin banka dhe me marrë kredi deri në dyfishin e pagës mesatare. Shuma mujore e kthimin kish me qenë 16 euro dhe norma interesi zero. Sa është përqindja e familje në Kosovë që nuk munden me i rikthyer 16 euro në muaj. Në qoftë se ka familje që nuk kanë asnjë të ardhur, rrjedhimisht e kanë të pamundur me i rikthyer 16 euro, këto familje përfitojnë shumë më shumë se me marrë kredi. Pasi këto futen në sistemin për çdo muaj i marrin ka 130 euro. Ju mundeni me marrë njëherë 900 euro, por familjet që nuk kanë të punësuar marrin çdo muaj ka 130 euro dhe nuk kanë me i kthyer asnjë cent sepse është ndihmë sociale. Do thotë nuk është ide parciale, por është ide e përgjithshme që e përshinë çdo element të shoqërisë. Është pak zhgënjyese se si njerëz të nivelet të Shpend Ahmetit me zero minuta analizim dalin dhe japin kundër recetë”, u shpreh ai.

    Si ish-ministër i Financave, Bislimi komenton edhe vjedhjen e dy milionë eurove nga thesari i shtetit muajin e kaluar.

    “Është fakt që ministri i Financave nuk merret me transaksionet e thesarit, janë mekanizmat përcjellës. Por përgjegjësinë morale e ka, nëse ministri i Financave është i vetëdijshëm për këtë, jep dorëheqje, pastaj hapen rrugët me kërku përgjegjësi nga secili person. Për hajni brenda shtëpisë duhet me u përgjigj i zoti i shtëpisë. Këta filluan me delegu përgjegjësinë tek njerëzit tjerë, ata kanë përgjegjësi materiale, përgjegjësinë morale e ka qeveria”, thotë ai.

    Projektligji për rimëkëmbje ekonomike është votuar në parim muajin tetor, ndërsa koalicioni qeverisës po dështon të sigurojë votat për ta miratuar në lexim të dytë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Pritshmëritë e strukturave kryesore akomoduese përgjatë bregdetit të Durrësit nuk reflektojnë numrin e turistëve që ndodhen aktualisht aty. Një nga administratorët e...
    Ekonomi17 Korrik 2025
    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista...
    Të tjera
    Vip22 Korrik 2025
    Më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se është anuluar “Mërgata Fest”, pas vdekjes së papritur të Robert Veliut, ish-basketbollistit. Ai ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk duhet të merret seriozisht. Sipas Lekajt,...
    Sport22 Korrik 2025
    Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij Rute Cardoso...
    Lajme22 Korrik 2025
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka reaguar pas kërkesës që Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për sqarim mbi pasojat...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kjo është kërkesa që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.