×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bisedimet SHBA-Rusi, Trumpi thotë se Ukraina ‘mund të kishte bërë marrëveshje’

    FrontOnline
    19 Shkurt 2025

    Pas bisedimeve të së martës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në Arabinë Saudite, presidenti amerikan Donald Trump tha se Ukraina “mund të kishte bërë një marrëveshje” më herët për t’i dhënë fund luftës, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte një “surprizë” që vendi i tij nuk ishte ftuar në bisedimet në Riad.

    Presidenti amerikan tha gjithashtu se ishte shumë më i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, duke shtuar: “Unë mendoj se kam fuqinë për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

    Ndërkohë, Zelensky e shtyu vizitën e tij në Arabinë Saudite këtë javë deri më 10 mars – një vendim i lidhur me bisedimet SHBA-Rusi, raporton BBC

    Kievi ka thënë vazhdimisht se nuk do të njohë asnjë marrëveshje për Ukrainën e bërë pa të.

    Në Riad, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se Moska nuk do të pranonte trupat e NATO-s në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqeje.

    Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se bisedimet ishin “hapi i parë i një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë” për t’i dhënë fund luftës.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Durrës, ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për Shqipërinë dhe procesin e integrimit...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    (Radio Evropa e Lirë) – Të gjitha viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur replikës së radhës të Edi Ramës. Në një tjetër video të publikuara në...
    Të tjera
    Vip21 Mars 2025
    Gjesti këto ditë ka qenë i ngarkuar emocionalisht. Komentuesi i Big Brother, i njohur në rrjete sociale Andrea, tha se Gjesti ka...
    Lajme21 Mars 2025
    11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin më 19 mars të këtij viti, viktima këto që...
    Sport21 Mars 2025
    Shqipëria nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ketë...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit...
    Lajme21 Mars 2025
    Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi. Ai për këtë...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.