[wp-story]

Lajme

Bisedimet me Vetëvendosjen, Kosnett i shkon Isa Mustafës në zyrë

Bisedimet me Vetëvendosjen, Kosnett i shkon Isa Mustafës në zyrë
12:03 | 13 Janar 2020

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett sapo ka arritur në selinë qendrore të LDK-së, aty ku pritet që të takohet me fytyrat kyçe të partisë, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Temë kryesore e diskutimit është ajo e bisedimeve për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, tash kur kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Në selinë e LDK-së pak minuta më parë është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re.

LV dhe LDK në anën tjetër ende nuk janë marrë vesh për bashkëqeverisje, teksa, së fundmi është bërë e ditur se janë vënë në tavolinë të diskutimit edhe oferta të reja nga të dy partitë./GazetaExpress/

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera