×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Binance feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas me aktivitete globale, qëllimi është fuqizimi financiar i grave

    FrontOnline
    06 Mars 2025

    Binance, lider global në industrinë e kriptovalutave, feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një seri eventesh të organizuara në mbarë botën. Këto aktivitete kanë për qëllim fuqizimin financiar të grave dhe inkurajimin e përfshirjes së tyre në industrinë e kriptovalutave, duke ofruar mundësi të reja për mësim dhe rrjetëzim profesional.

    Eventet do të zhvillohen nga 5 deri më 15 mars, në 11 vende të ndryshme, përfshirë Ho Chi Minh (Vietnam), Dubai (UAE), Milano (Itali), Madrid (Spanjë), Nairobi (Kenia), Cape Town (Afrika e Jugut), Buenos Aires (Argjentinë), Sao Paulo (Brazil), Mexico City (Meksikë), Lome (Togo) dhe Astana (Kazakistan).

    Programi do të përfshijë workshope edukative, panele diskutimi dhe sesione rrjetëzimi, duke u mundësuar grave të mësojnë më shumë rreth aseteve digjitale dhe të lidhen me lidere të industrisë nga komunitetet e tyre lokale.

    “Binance mbetet një lider në promovimin e diversitetit gjinor në sektorin e kriptovalutave dhe teknologjisë. Aktualisht, gratë përbëjnë 40% të ekipit tonë dhe 50% të departamentit të marketingut,” tha Rachael Conlan, Drejtoreshë e Marketingut e Binance. “Megjithëse është bërë përparim, ende ka nevojë për angazhim shtesë për të tërhequr më shumë gra në këtë industri.

    Përmes këtyre eventeve, duam të festojmë dhe të frymëzojmë gratë, duke i ndihmuar të kapërcejnë barrierat dhe të angazhohen më shumë në botën e kriptovalutave.”

    Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Binance për të bërë kriptovalutat më të qasshme dhe më gjithëpërfshirëse, duke reduktuar hendekun gjinor në sektorin e blockchain dhe Web3 përmes edukimit dhe mbështetjes së komunitetit.

    Rreth Binance

    Binance është lider global në industrinë e kriptovalutave, me mbi 250 milionë përdorues në më shumë se 100 vende. Binance është i njohur për sigurinë e lartë, transparencën, shpejtësinë e platformës tregtare dhe gamën e gjerë të shërbimeve, duke përfshirë tregtinë, financat, edukimin, kërkimin, filantropinë, pagesat, shërbimet institucionale dhe Web3. Binance është i përkushtuar në ndërtimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës të kriptovalutave, duke promovuar lirinë financiare dhe aksesin e barabartë në të gjithë botën.

    Për më shumë informata, vizitoni: www.binance.com

    Nga Rubrika
    Ekonomi22 Mars 2025
    Ish-ministrja e Financave dhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Bordit të ZRRE-së, se rryma nga...
    Ekonomi22 Mars 2025
    Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka njoftuar se një klient i ka deponuar te ai 625.50 euro të falsifikuara. Policia...
    Ekonomi18 Mars 2025
    Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt – dikur ushqime...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2025
    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Njoftimi: DHUNË NË FAMILJE · Gllogoc / 23.03.2025 – 13:00. Është...
    Lajme24 Mars 2025
    Ish-gjenerali i Luftës në Kosovë, Hisen Berisha, është shprehur për “Front Online” se prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për...
    Lajme24 Mars 2025
    Janë bërë 6 javë prej që kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka certifikim të rezultateve, transmeton IndeksOnline....
    Lajme24 Mars 2025
    Mund të themi se Serbia është në gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme, ka thënë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Piculla....
    Lajme24 Mars 2025
    Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-së deklaroi për “Front Online” se NATO është e pranishme në Kosovë...
    Lajme24 Mars 2025
    Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit të SHBA, Michael Walz tha se SHBA mund t’i kërkojë Rusisë të lirojë, siç i quajti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.