×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bill Clinton flet pas daljes nga spitali: Jam i lumtur që u ktheva në shtëpi

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ai është ‘me të vërtetë i lumtur që është kthyer në shtëpi dhe po bën mirë” pasi luftoi me sepsën në një spital në Kaliforni.

    75 vjeçari, lëshoi deklaratën përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter të mërkurën në mbrëmje, dhe foli nga shtëpia e tij në New York.

    “Jam falënderues për mbështetjen e madhe që mora gjatë qëndrimit tim në spital, faleminderit shumë”, tha Clinton.

    “Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi, po kaloj mirë, dhe po shijoj motin e bukur të vjeshtës”, vazhdoi ai. “Jam rrugës për t’u rimëkëmbur, por dua t’ua kujtoi të gjithëve, shikoni dhe kujdesuni për veten tuaj”.

    Ai ndër të tjerash falënderoi edhe mjekët që e trajtuan në spital gjatë gjatë qëndrimit të tij javën e kaluar.

    Gruaja e tij, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, e shoqëroi atë ndërsa doli nga spitali të dielën në mëngjes, pas një qëndrimi pesë netësh duke marrë trajtim për një infeksion urologjik që shkaktoi një gjendje të rrezikshme të njohur si sepsë.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.