[wp-story]

Lajme

Bilanci i Coronavirusit në Kosovë

Bilanci i Coronavirusit në Kosovë
18:04 | 29 Maj 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar sot edhe për 12 raste të reja me Coronavirus, si dhe për 9 të shëruar sot, raporton “Front Online”.

Rastet e reja me Coronavirus janë 6 nga komuna e Vushtrrisë, 5 nga komuna e Prizrenit dhe një nga Malisheva.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Në ndërkohë sot është raportuar edhe për 9 të shëruar.

“Sot më 29 maj 2020, janë shëruar 9 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Deri më tani në Kosovë, nga Coronavirusi janë prekur 1 mijë e 64 persona.

“Nga data 08 shkurt deri më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.635 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.064 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Front Online

Pas rasteve të reja me Coronavirus, IKSHPK-ja del me një apel për qytetarët

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera