Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka shpërndarë donacion për qytetarët e shtetit të Beninit.
Në njoftimin e dërguar nga BIK-u thuhet se një pjesë e ndihmave është duke u shpërndarë në pjesën veriore të shtetit të Benines ku nevoja është më e madhe.
BIK tutje bën të ditur se një numër i madh i qytetarëve të Kosovës ka kontribuar për këtë donacion dhe se kanë marrë falënderime nga Muhamed Ebu Bekr, anëtar i shoqatës “Asociacioni humanitar për zhvillim e promovim social në Benine”.