Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK: Në hytben e xhumasë do tu bëhet thirrje besimtarëve të mbështesin marshin për ish-krerët e UÇK-së

    FrontOnline
    30 Mars 2023

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se e përkrah marshin për drejtësi të thirrur nga platforma “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Përmes një njoftimi në Facebook, BIK iu ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve të marshojnë me 2 prill për nder të dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

    “Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë.

    Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës, fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre deshmorëve që dhanë jetën për liri, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që t’i dalim zot vlerave tona të shenjta”, thuhet në njoftim.

    Nesër BIK do të bëjë thirrje në të gjitha xhamitë e vendit për të iu bashkuar marshit.

    “Bashkësia Islame e Kosovës, nesër, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen marshit për drejtësi”, thuhet në njoftim.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se është duke punuar që të organizojë një takim urgjent mes kryeministrit Kurti...
    Lajme30 Maj 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët për lirinë e atdheut në Ditën e Dëshmorëve dhe...
    Lajme30 Maj 2023
    Shefi për Politikë të Jashtme, i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar sot që Kosova t’i pezullojë menjëherë operacionet e policisë në veri....
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki ku kishte planifikuar të shkonte për shkak të...
    Vip30 Maj 2023
    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen në datën 17 qershor. Ceremonia që do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë...
    Vip30 Maj 2023
    Albina Kelmendi duket se do e prekë sërish skenën e “Eurovizionit”. Ajo ka zbuluar se ka marrë disa oferta prej shteteve pjesëmarrëse...
    Lajme30 Maj 2023
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk kanë raport zyrat nëse është ndërprerë mësimi në komunat...
    Lajme30 Maj 2023
    Eurodeputeti dhe kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz ka thënë se përshkallëzimet e fundit në veri janë “rezultat i viteve...
    Kronika30 Maj 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë. Në vendin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.