×
  • Lajme
  • Lajme

    Bien temperaturat, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Mbetet mot i qëndrueshëm, me vranësira e diell edhe në ditët e ardhshme. Të premten më ftohtë.

    Sipas Prishtina Weather deri në fundjavë vazhdon të mbetet mot i qëndrueshëm, me më shumë vranësira dy ditëve të ardhshme, e ditën e diel me më shumë diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte edhe për mjegull. Ditën e enjte përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.
    Javën e ardhshme, mund të kemi ndryshim të situatës sinoptike, me mundësi edhe për reshje shiu.

    Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e gjatë mbrëmjes së ditës së enjte dhe të premten mund të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që vlerat e çastit do të jenë në mesatare apo edhe të pranueshme.

    18.11 – Kryesisht me vranësira. Pasdite përreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

    19.11 – Më ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

    20.11 – Paradite me vranësira, e gjatë ditës kthjellime.

    21.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull, e vende-vende edhe ngrica.

    22.11 – Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu.

    Temperaturat minimale luhaten nga 3C deri 5C, por ditën e diel zbresin edhe në 0C, e maksimalet pas një rënie të premten edhe në 8C, në fundjavë luhaten nga 12C deri 13C.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.