×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i të infektuarve me Covid-19 në Gjilan

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se ditëve të fundit kjo komunë ka numër më të vogël të të infektuarve me COVID-19, por ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë, shkruan Gazeta Express.

    Ai ka pohuar se komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 po angazhohet çdo ditë në vlerësim ditor dhe në parandalim të përhapjes së virusit.

    “Këtë javë kemi numër më të vogël të të infektuarve dhe numër më të madh të të shëruarve, por nuk do të thotë që është ul rreziku i infeksionit. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i bartin maskat në rrugë dhe në ambiente publike, ta mbajnë distancën dhe higjienën personale”, ka thënë Haziri, në konferencën për media të së premtes.

    Ai ka uruar qytetarët me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, duke kërkuar nga ta që të festojnë me dinjitet dhe të mos grumbullohen në kohë pandemie.

    Ai njoftoi se janë paraparë disa aktivitete me 28 nëntor, por që këtë do ta bëj Komuna me grupe prej pesë vetash.

    Gjendja e përgjithshme e Gjilanit me COVID-19 është si vijon: Nga 6469 teste, 2497 persona kanë rezultuar pozitivë, 2016 të shëruar, 409 raste aktive, 72 të vdekur, 77 në hospitalizim dhe 186 mostra në pritje.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.