×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie importi i automjeteve 30 përqind, rënie e konsiderueshme e të hyrave në Doganë

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Si pasojë e pandemisë në vendin tonë, është shënuar rënie e konsiderueshme e importit të automjeteve me rreth 30 përqind.

    Ndonëse gjatë kësaj periudhe, Kosova ka rënie të importit në përgjithësi për produkte të ndryshme që kanë ndikuar direkt edhe në arkëtimin e të hyrave nga Dogana me një rënie prej 12 përqind.

    Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress, se gjatë pandemisë rreth 2500 automjete janë importuar më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Ai thotë se sikurse në gjithë botën, edhe në Kosovë për automjetet e përdorura impakti është më i madh në import.

    Stavileci: Rënie e konsiderueshme për import të automjeteve

    “Kosova nuk ka mundur me i ikë trendit global të zvogëlimit të tregut të automjeteve. Në gjithë botën ka pasur ulje drastike të veturave të cilat janë shitur. Derisa tek ne kjo është reflektuar me një ulje të konsiderueshme. Për automjetet e reja rënia ka qenë nga 2100 sa janë shitë deri në fund të korrikut, këtë vit kemi rënë në 1500 copë automjete ose rënia ka qenë rreth 30 përqind automjete më pak të reja. Ndërsa për automjetet e përdorura impakti është edhe më i madh. Rreth 2500 automjete kemi më pak të importuara gjatë kësaj kohe të pandemisë, që do të thotë ka rënie mbi 20 përqind në të dy këto fusha. Nëse më herët kemi pasur rreth 11 mijë automjete të importuara gjatë shtatë muajve të parë të vitit, tani kemi vetëm 8500 automjete. Ka një rënie prapë të vazhdueshme të automjeteve”, theksoi ai.

    Zëdhënësi Stavileci ka thënë se importi për automjete kryesisht dominohet nga bendet evropiane ose Gjermania, i cila prinë me eksportin e veturave drejt Kosovës.

    Sa i përket të hyrave nga Dogana, ai ka thënë është një rënie e konsiderueshme me mbi 70 milionë euro deri tash.

    Stavileci: Kemi rënie të të hyrave për rreth 12 përqind

    “Gjatë kësaj periudhe ne kemi rënie të importit në përgjithësi të produkteve të ndryshme. Kjo ka ndikuar direkt edhe në arkëtimin e të hyrave. Nëse merret si periudhë krahasuese 2019 me 2020 vërehet se rënia e të hyrave është rreth 12 përqind më pak se viti i kaluar. Në vitin e kaluar kemi pasur të hyra deri në korrik rreth 660 milionë euro , tani kemi rreth 580 milionë euro. Që do të thotë rënia është mbi 70 milionë euro që është një rënie konsiderueshme, e cila varet edhe nga konsumi”, theksoi ai.

    Kujtojmë se me masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, janë mbyllur edhe tregjet e automjeteve.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga Demokraci në Veprim ka thënë se sistemi aktual zgjedhor favorizon “lojalitetin dhe strukturën e partisë ku shumë deputetë mbështeten...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Sikur në shumë evente kryesore nëpër botë, Devolli Corporation po merr pjesë edhe sivjet në panairin “Gulfood Fair 2025” që po mbahet...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të viti 2023. “Ftojmë...
    Të tjera
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, raportonse, sipas informatave të saj, Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi....
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kostoja e luftës në Ukrainë deri më tani është 320 miliardë dollarë. “Rreth 120 miliardë dollarë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vlora Çitaku ka arritur të jetë gruaja më e votuar nga Partia Demokratike, duke mbledhur një total...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Një listë e përditësuar e kandidatëve të LDK-së për deputetë që kanë marrë më së shumti vota është bërë publike. Listës i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.