×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bie çmimi i grurit në botë, jo edhe ai i bukës në Kosovë

    FrontOnline
    09 Gusht 2022

    Rënia e çmimit të grurit në tregun ndërkombëtarë nuk po ndikon në produktet në Kosovë. Tregtarët arsyetohen në çmimin e lartë të miellit e konsumatorët po ankohen për çmimin e bukës.

    Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia që çliroi eksportin e drithit ukrainas të bllokuar prej muajsh nga ushtria ruse pati ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin drastik të çmimit të ushqimeve në tregun ndërkombëtar.

    Megjithëkëtë, kjo ulje po ndikon në produktet në Kosovë, ku çmimi i miellit dhe bukës vazhdon të jetë i lartë.

    Por, furrtarët po ankohen se çmimi i bukës nuk po bie sepse nuk ka ndryshuar çmimi i miellit të importuar.

    “Çmimi është i njëjtë 100 killa mjell janë prej 54 euro. Neve na vjen mjelli prej Kroaci e Serbië por edhe prej vendorve. Na çmimin e mjellite marrim më cmim të njëjtë si para një muaji s’ka ulje të cmimit të mjellit. Edhe pse po flitet se ka ra cmimi por të ne vjenë më të njëjtin çmim si të para një muaji”, ka thënë Frymëzim Caka.

    Por, të zhgënjyer me këtë po shprehen qytetarët e Kosovës.

    Sipas tyre, është e paarsyshme që ulja e çmimit të bukës të mos ndodh vetëm në Kosovë.

    “Shkon në një furrë tjetër e ki 50 centë në tjetren e ki 70 cent askund se ki cmimin e njëjtë”, ka thënë Shukrije Ademi, banore.

    “Po u ngrit 17 euro ose 18 e ki një thesë mjell të vogel, ku ka ma shtrejt”, ka thënë Naza Shala, banore.

    “ Për momentin nuk komë vrejt në furrën që shkoj zakonisht është 50 centë buka”, banor.

    Njohës të çështjeve ekonomike po thonë se problemi i mos rënies së çmimeve po qëndron diku tjetër.

    “Jo vetëm për grurë e mjell por edhe për produkte të tjera ka ulje të çmimeve në berzen ndërkombëtare dhe një dukuri e tillë nuk shijohet nga konsumatorët kosovare”, ka thënë Safet Gerxhaliu, ekonomist.

    Aktualisht në Kosovë një bukë kushton nga 50 deri në 70 centë, derisa 100 kilogramë miell 54 euro.

    Kurse, gjatë ditës në Shqipëri ka hyrë anija e parë që ka sjell një sasi prej 6 000 tonësh grurë të ardhura nga Ukraina.

    Kjo është anija e parë pas hapjes së importit të grurit nga shteti ukrainas

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Ekonomi26 Mars 2024
    Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore. Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për...
    Ekonomi26 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave që ka publikuar...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Një incident ka ndodhur dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë. Siç thuhet në njoftim,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.