×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bideni nuk mund ta shmangë Erdoganin

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Kur Joe Bideni do ta marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në janar, një prej sfidave më të sikletshme të politikës së jashtme, që do t’i trashëgojë nuk është një prej atyre të trashëguarave nga pararendësi Donald Trump, vlerëson revista politike amerikane, “Foreign Policy” në një analizë për raportet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të vërtetë, problemi i raporteve turko-amerikane vjen si rezultat i disa çarjeve të pësuara gjatë administratave amerikane të dy partive në dy dekadat e fundit, thuhet aty.

    Refuzimi turk

    “Nga refuzimi turk për të lejuar kalimin e trupave amerikane përgjatë kufirit turko-irakian më 2003, deri te mosmarrëveshjet dypalëshe lidhur me politikën e administratës së Obamas kundrejt Sirisë, apo pranimi turk i sistemeve mbrojtëse raketore ruse pavarësisht anëtarësimit në NATO, raportet turko-amerikane kanë shkaktuar kaherë kokëçarje për një mori presidentësh amerikanë”, shkruan “Foreign Policy Magazine”.

    Megjithatë, kërcënimet e vazhdueshme në rajon dhe rreziqet në ngritje në mbarë botën spikasin vlerën e vazhdueshme të bashkëpunimit për dy vendet, dhe vënë në pah rëndësinë se pse administrata e Bidenit duhet të përpiqet që t’i ruajë këto marrëdhënie nga përkeqësimi i mëtejmë, që gjatë administratës së Trumpit rezultuan me thellim të mospajtimeve lidhur me inkursionin turk në Sirinë veriore dhe kundërshtimin turk ndaj marrëveshjeve të normalizimit të marrëdhënieve të shteteve arabe me Izraelin.

    “Turqia, e cila është urë ndërmjet Evropës dhe Azisë, gjendet gjithashtu në ballë të vijës së ndryshimit sizmik në politikën e jashtme amerikane. Strategjia amerikane po lëviz vetëdijshëm prej qendërzimit të luftës ndaj terrorizmit dhe faktorëve joshtetërorë drejt fokusimit në konkurrencën e fuqive të mëdha, sidomos me Kinën dhe Rusinë”, paralajmërohet në shkrim. “Washingtoni dhe Ankaraja janë përplasur në dy frontet nën presidentët Barack Obama dhe Donald Trump, duke mos u pajtuar lidhur me luftimin e terrorizmit në Siri, për shembull, si dhe për menaxhimin e marrëdhënieve me Moskën”.

    Faktor rajonal

    Pandemia e koronavirusit mund të mos i ketë prirë një bote të re, por ka përshpejtuar transicionin e rendit botëror. Kriza ka thelluar tensionet ndërmjet Kinës dhe SHBA-së, dhe ka spikatur për shumë shtete rrezikun e varësisë nga zinxhirët e furnizimit të Kinës. Në shkrimin e amerikanes thuhet se pavarësisht se po shihet qartazi se do të ketë një përplasje në ngritje ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të botës, ende nuk dihet se cilat do të jenë pasojat e këtij ndryshimi në mesin e shteteve të tjera.

    “Në Lindje të Mesme, që ka qenë në krye të fokusit të politikës së jashtme amerikane gjatë dekadave të para të këtij shekulli, nuk është e qartë nëse Washingtoni mëton ta ekzekutojë të njëjtën strategji – duke mbrojtur një gamë të gjerë interesash, sidomos antiterrorizmin, nëpërmjet ndërhyrjes së drejtpërdrejtë dhe mbështetjes së madhe për aleatët – me më pak burime, ose të ndjekë një strategji krejtësisht të re”.

    Dhe nëse do të kishte formulime të reja në politikëbërjen amerikane nën Bidenin, sidomos në raport me Lindjen e Mesme, roli që Turqia ndan mendjen ta luajë do të jetë i rëndësishëm – për mirë a keq. Është ekonomia më e madhe në rajon, me bruto prodhim të brendshëm që kap vlerën e 750 miliardë dollarëve amerikanë.

    Interesat e përbashkëta

    Dhe Turqia e ka dëshmuar – shpesh në disfavor të Shtëpisë së Bardhë – se ka gatishmëri për të përdorur fuqinë e ashpër për të ndikuar dinamikat rajonale. “Kufizohet me Iranin, Irakun dhe Sirinë, dhe me Rusinë fqinje matanë Detit të Zi. Andaj, Turqia është ndalesë logjike për rrjetin e Rrugës së Rripit të Kinës. Turqia është pozicionuar – fizikisht dhe politikisht – për të ndikuar projektimin e fuqisë ruse në jug ose atë kineze drejt perëndimit”.

    Bideni, si senator ose zëvendëspresident, ishte angazhuar që të arriheshin kompromise në prapaskenë. “Konsultimet e pabujshme mund të mos jenë pjesë e qasjes së zakonshme të presidentit Recep Tayyip Erdogan kundrejt Perëndimit, por zgjedhja e një presidenti të ri demokrat mund t’i japë atij hapësirë për të kërkuar raporte më miqësore dhe më burrërore me Washingtonin që do t’u shkonin për shtat edhe interesave të Shteteve të Bashkuara, edhe të Turqisë”.KOHA.net.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.