×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bideni kërkon që për 100 ditë të vaksinohen 100 milionë amerikanë

    FrontOnline
    16 Janar 2021

    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për shpërndarje të gjerë të ndihmave federale me qëllim që të vaksinohen 100 milionë amerikanë kundër koronavirusit gjatë 100 ditëve të tij të para në pushtet. Ky është një plan mjaft ambicioz në kohën kur një variant i ri dhe më ngjitës pritet ta përfshijë shtetin më të prekur në botë.

    Duke kërkuar që ta organizojë fushatën më të ndërlikuar dhe më sfiduesën në aspektin logjistik në historinë e Shteteve të Bashkuara, administrata e Bidenit do të jetë e detyruar të përballet me ngurrimin e njerëzve për t’u vaksinuar, një fuqi punëtore të lodhur, mungesë të informatave të qarta për shpërndarjen e vaksinës dhe me kërkesën që është më e madhe se dozat që do të mund të shpërndahen.

    “Vaksinoni më shumë njerëz falas. Krijoni më shumë vende që ata të vaksinohen. Mobilizoni më shumë ekipe mjekësore që vaksina të arrijë te njerëzit. Rriteni furnizimin dhe nxirreni jashtë derës sa më shpejt që është e mundshme”, tha presidenti i ri amerikan.

    Presidenti në largim, Donald Trump, do ta lë Bidenin me një krizë të ndërlikuar dhe me shumë dimensione, të shkaktuar nga pandemia dhe të përkeqësuar nga administrata që po shkon, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Pothuajse në secilin rast, administrata e Trumpit është munduar që reagimin ndaj pandemisë ta lërë në dorën e shteteve veç e veç, duke e distancuar veten nga lufta për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për mjekët, furnizimeve dhe testeve.

    Arritja e synimit për vaksinimin e 100 milionë njerëzve për 100 ditë nga Bideni do të ishte dyfishi i shkallës së vaksinimit që është synuar nga administrata e Trumpit, e cila ishte zotuar për vaksinimin e 20 milionë njerëzve deri në fund të vitit 2020. Sidoqoftë, deri më tani janë vaksinuar vetëm 12 milionë persona.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së,...
    Lajme25 Prill 2024
    Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.