×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden tregon planin për menaxhimin e pandemisë

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    100 milionë doza vaksinë në 100 ditët e para të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ky është premtimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden, i cili publikoi në detaje planin e tij të menaxhimit të pandemisë covid-19 dhe ekonomisë së goditur rëndë prej saj në 1 vit.

    Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë siguruar vetëm 11 milionë doza, prej të cilave 1.3 milionë qytetarë i kanë marrë tashmë të dy dozat e nevojshme.

    E ndërsa numri i viktimave dhe personave të prekur nga Covid-19 rritet dita ditës, me aq shpejtësi rritet edhe numri i të papunëve, me 965 mijë qytetarë që u regjistruan si të papunë vetëm javën e shkuar.

    Biden i bëri thirrje kongresit që të rrisë pagën minimale në 15 dollarë në orë, si një ndihmë e parë për rimëkëmbjen nga kriza.

    Presidenti i zgjedhur tha se menaxhimi i pandemisë nuk është një çështje politike, por vetëm shëndetësore dhe një akt patriotik për vendin. Presidenti tha gjithashtu se, me ekipin e tij, po shqyrtojnë mundësinë që vaksinat të kryhen edhe në farmaci.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Punonjësit e institucioneve të kulturës protestuan sërish sot para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagave të marsit të mbi...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvallën. Bulliqi bën me...
    Vip19 Prill 2024
      Vesa Vllasaliu, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, ka nxitur dyshimet se po i jep fund beqarisë. Ndonëse nuk ka postuar...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Punonjësit e institucioneve të kulturës protestuan sërish sot para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagave të marsit të mbi...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka ftuar Qeverinë Kurti që ta rrisë vigjilencë në maksimum nga ndonjë sulm i mundshëm. "E,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e produkteve të falsifikuara me markat “Apple” dhe “Nike” për mbrojtës të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.