×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden: SHBA do të bashkëpunojë me partnerët për alternativat në Siri, pas përmbysjes së al-Assadit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2024

    Presidenti Joe Biden tha të dielën se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara në Siri për të shqyrtuar alternativat dhe për të menaxhuar rrezikun pasi kryegritësit përmbysën Presidentin sirian Bashar al-Assad.

    Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fqinjët e Sirisë gjatë periudhës së tranzicionit dhe do të ndjekin me kujdes retorikën dhe veprimet e grupeve rebele.

    Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk e dinë zyrtarisht vendndodhjen e Asadit, por vuri në dukje njoftimet sipas së cilave ai kishte shkuar në Moskë.

    Ai tha se al-Assad “duhet të mbahet përgjegjës”. Zoti Biden tha se Siria është në një periudhë rreziku dhe pasigurie dhe se është hera e parë në vite që as Rusia, as Irani dhe as organizata militante e Hezbollahut nuk kanë një rol me ndikim në Siri.

    “Për vite të tëra, mbështetësit kryesorë të Assadit kanë qenë Irani, Hezbollahu dhe Rusia. Por gjatë javës së fundit, mbështetja e tyre u shpërbë, sepse të tre ata janë shumë më të dobët sot se sa ishin kur unë mora detyrën”, tha zoti Biden, i cili u bë president në vitin 2021.

    Presideti Biden tha se forcat amerikane kryen të dielën mbi 10 sulme me preçizion të lartë brenda Sirisë duke vënë në shënjestër kampet dhe operativët e grupit militant Shteti Islamik.

    “Është një moment që ofron mundësi historike për popullin e Sirisë i cili ka vuajtur për një kohë të gjatë, që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin e vet krenar. Është gjithashtu një moment rreziku dhe pasigurie,” tha zoti Biden. “Ndërsa ne të gjithë bëjë pyetjen se çfarë vjen më pas, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët tanë dhe palët e interesuara në Siri për t’i ndihmuar ata të përfitojnë nga mundësia për të menaxhuar rrezikun”, shtoi zoti Biden./VOA

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos tha sot se procesi i anëtarësimit të shteteve të reja në këtë bllok ishte...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Një statujë prej mermeri e një gruaje që besohet të jetë më shumë se 2000 vjeçare u gjet e braktisur në një...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë pronarin e hotelit, në lidhje me një zjarr vdekjeprurës që mori jetën e 76 personave dhe...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Lynn Ban, stiliste e famshme dhe ylli i Bling Empire ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pas një aksidenti me ski. Djali...
    Sport22 Janar 2025
    Bazuar në renditjen aktuale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vendin e parë dhe Barcelonën në vendin e dytë, Blaugranat mund...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, Artan Nimani ka folur për fjalimet e kryeministrit Kurti në tubime zgjedhore....
    Vip22 Janar 2025
    Bay T ka vazhduar diskutimet me Sarën lidhur me ekspericën e saj në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo u shpreh se...
    Lajme22 Janar 2025
    “Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga senatori amerikan Gary Peters. Me të Haradinaj ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.