×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia, vjen reagimi i Rusisë

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko deklaroi se Moska si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtare e organizatave të tjera është e angazhuar për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për njohje tjera të pavarësisë.

    “Rusia nuk është pjesëmarrëse në dialog, por është anëtare e përhershme e KS të OKB-së dhe po e  ndjek situatën në Kosovë dhe Metohi. Situata në Kosovë nuk është përmirësuar për banorët serbë, nuk ka ndjenjë sigurie, ndërsa ka tensione të shumta nga ana e elitës politike kosovaro-shqiptare”, tha ai.

    Letrën e Biden e kanë quajtur mesazh shqetësues nga Rusia.

    “Mesazhet shqetësuese nga Prishtina, por edhe nga disa vende perëndimore, që zgjidhja është e mundur vetëm me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës janë shqetësuese.

    Zgjidhja afatgjate dhe e drejtë e çështjes së Kosovës mund të arrihet vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, rezolutës 1244 të KS të OKB-së” deklaroi ai.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve...
    Lajme23 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual. “Xhevat...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur shuplakë të rëndë për Qeverinë Kurti, raportin e Departamentit Amerikan të...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare, raporton Ekonomia Online....
    Lajme23 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka filluar me procedurat për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”. Ky projekt parashihet të kushtojë...
    Lajme23 Prill 2024
    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, fillon takimin me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme, Sigurisë nga Republika e Çekisë....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të...
    Lajme23 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1755 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Lajme23 Prill 2024
    Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin në qeveri. Kështu thuhet në raportin e Departamentit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.