×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden: Kam lexuar dosjet e SHBA-së për vrasjen e Khashoggit

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dje deklaroi se kishte lexuar vlerësimin e inteligjencës mbi fajësinë për vrasjen e kolumnistit të “Washington Post” Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Raporti nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare pritet të dalë në një formë të paklasifikuar me pritjet se aty do të konstatohet se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, sundimtari “de facto” i Mbretërisë, ishte drejtpërdrejt përgjegjës për vrasjen e Khashoggit.

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump vazhdimisht ka kërkuar të mbrojë Bin Salman nga akuzat për një vrasje makabre dhe ka kundërshtuar ligjin e SHBA-së që kërkon publikimin e raporteve për ligjbërësit.

    Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines u angazhua gjatë dëgjimit të saj të konfirmimit për ndjekjen e ligjit duke i siguruar Kongresit raportin.

    Biden tha se së shpejti do të fliste me mbretin saudit, Salman por nuk caktoi një datë, ndërsa sipas raporteve thirrja mund të ndodhte dje.

    Khashoggi u vra brutalisht në Konsullatën Saudite në Stamboll pak pasi hyri në objektin diplomatik më 2 tetor të vitit të kaluar. Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte një operacion jashtë kompetencave dhe dijenisë së qendrës.

    Ky shpjegim është refuzuar gjerësisht nga OKB-ja dhe një grup i gjerë ligjvënësish të SHBA-së. CIA thuhet se konstatoi një muaj pasi Khashoggi u vra se Bin Salman urdhëroi drejtpërdrejt vrasjen e tij në një raport që mbetet i klasifikuar deri më sot.

    CNN njoftoi më herët se dokumentet e paraqitura si pjesë e një procesi të palidhur gjyqësor në Kanada pretendojnë se dy avionët privatë të përdorur nga ekipi saudit i vrasjes ishin në pronësi të një kompanie që ishte konfiskuar nga Bin Salman.

    Dokumentet “shumë sekrete” raportohet se theksojnë se Bin Salman urdhëroi që “Sky Prime Aviation” të futet në fondin e pasurisë sovrane të Arabisë Saudite në vitin 2017, një vit para se Khashoggi të vritej.

    Bin Salman kontrollon fondin, i njohur zyrtarisht si Fondi i Investimeve Publike, si kryetar i tij.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.