×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden e mirëpret me buzëqeshje e shtrëngim duarsh Osmanin

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shtrënguar duart me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, por edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

    Ajo e ka falënderuar Shtëpinë e Bardhë që e ftoi t’u bashkohet liderëve botërorë në një samit për Ukrainën që u mbajt në kuadër të javës së nivelit të lartë të OKB-së në New York.

    “E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

    Biden foli për “një përpjekje ndërkombëtare” për ta ndihmuar Ukrainën, në atë që Reuters e pëshkroi si “një shfaqje të fortë të unitetit” me “liderë botërorë”.

    “Ne jemi të përkushtuar t’i ofrojmë Ukrainës burimet që i nevojiten për të rindërtuar më të fortë se më parë… Ju nuk jeni vetëm në këtë luftë”, tha Biden në fillimin e një deklarate të përbashkët të mbështetjes për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

    Deklarata e përbashkët përmendi mbështetjen nga më shumë se 30 vende të botës. Një kopje e saj u shpërnda nga Shtëpia e Bardhë, ku thuhet se Rusia duhet të paguajë për dëmet që ia ka shkaktuar Ukrainës.

    “Ne riafirmojmë se, në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi dhe sistemet tona ligjore përkatëse, asetet sovrane të Rusisë në juridiksionet tona do të mbeten të palëvizura derisa Rusia ta përfundojë agresionin e saj dhe të paguajë për dëmin që ia ka shkaktuar Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, po më veçanërisht ka shkruar...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një prononcim për Front Online tha  se Kryeministri Kurti, së bashku me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26-vjetorin e saj. Kurti, përmes një postimi në Facebook,...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Në gjysmën e parë të vitit 2025, sistemit të stërngarkuar të burgjeve daneze do t’i bashkohet një grup zyrtarësh të burgjeve nga...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Një aksident me fatalitet është regjistruar mbrëmjen e 25 shtatorit në Vlorë. Siç bën të ditur policia, vetura ka përplasur për vdekje...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbajti një fjalim në Samitin për Paqe dhe Demokraci, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar atyre që ajo i ka quajtur “marioneta të V-së” pas sulmeve në adresë...
    Lajme26 Shtator 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se shkolla “Faik Konica” në kryeqytet, nga java e ardhshme do të nisë...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrel ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor, në takimin tradicional të margjinës të Asamblesë së Përgjithshme të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.