×
  • Lajme
  • Lajme

    Beyer: Nuk përjashtohet mundësia që në Kosovë të tentohet shfuqizimi i Speciales

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha se akuzat ndaj krerëve të UÇK-së janë hap pozitiv drejt pajtimit.

    Deputeti gjerman i Unionit Kristiandemokrat, Peter Beyer, tha për DW se Prokuroria Speciale nuk akuzon UÇK-në, por disa individë të saj dhe i bën thirrje Kosovës të mbështesë Gjykatën Speciale në Hagë.

    “Të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është në bankën e të akuzuarve këtu, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e UÇK-së janë të padiskutueshme”, tha ai.

    Ky zhvillim aktual duhet të shihet si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është ne rrugën e shtetit kushtetues funksionues. Pajtimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës – pavarësisht se kush i ka kryer – dhe ndiqen ose dënohen në përputhje me të drejtën. “Gjykata Speciale dhe Prokurorët e saj luajnë këtu një rol vendimtar dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët evropianë”.

    Beyer u bëri thirrje organeve ligjvënëse në Kosovë që të mos e tërheqin bazën ligjore të Gjykatës Speciale:

    “Nuk mund të përjashtohet mundësia që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të bëhen përpjekje për tërheqjen e bazës ligjore për Gjykatën Speciale. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen me gjithë qartësi në qasje. E njëjta vlen edhe për heqjen dorë nga imuniteti i Parlamentit. Çdo gjë më pak do të ishte fundi i besueshmërisë së elitave politike kosovare në rrugën drejt Evropës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë merituar këtë. E vërteta dhe vërtetësia është ajo që kanë pritur për një kohë të gjatë njerëzit në Kosovë.”

    Peter Beyer është raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe Koordinator i Qeverisë Gjermane në marrëdhëniet transatlantike.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Të tjera
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.