×
  • Lajme
  • Lajme

    Beteja me COVID-19, blerja e aparaturave për testim do të kushtojë 2 milionë euro

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Mbi 100 laboratorë kanë aplikuar deri tash në Ministrinë e Shëndetësisë për licencë që të mund të kryejnë testime për COVID-19. Aplikacionet e tyre kanë nisur të shqyrtohen që nga dje. Ndërkohë, tashmë janë hapur procedurat për blerjen e aparaturave që do të iu mundësojnë të kryejnë testime edhe spitaleve rajonale.

    Numri i testimeve për COVID-19 pritet të rritet qysh nga ky muaj. Aktualisht në vend testohen mbi 400 persona gjatë një dite, por se kjo shifër mund të shënojë rritje edhe më shumë pas shtimit të aparaturave për PCR në IKSHP dhe licencimit të spitaleve private për të kryer këto lloj licencimesh.

    Testimi me metodën PCR për koronavirus në Kosovë aktualisht mund të bëhet vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK). Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë do të iu lejojë edhe institucioneve private shëndetësore kryerjen e testeve.

    Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se deri tash kanë kërkuar që të licencohen mbi 100 laboratorë për të kryer testime për COVID-19.

    Zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti, i ka thënë Gazetës Express se disa prej IPSH’ve kanë aplikuar edhe për testime serologjike dhe testime molekulare.

    Ai ka bërë me dije se procesi i shqyrtimit të këtyre aplikacioneve ka filluar që nga dje.

    “Dje ka filluar procesi i shqyrtimit te aplikacioneve të Institucioneve Private Shëndetësore që kanë aplikuar për licencimin e shërbimit të testimit për SARS-COV-2 (Covid-19). 103 kanë aplikuar për licencim deri tash. Ka IPSH që kanë aplikuar për licencim për testime serologjike, por edhe për testime molekulare (PCR)”. ka thënë Hoti.

    Testime për COVID-19 shpejt do të mund të kryhen edhe në spitalet rajonale. Në MSh kanë treguar se tashmë kanë nisur procedurat për blerejn e aparaturave për këto spitale, kostoja e të cilave sillet rreth dy milionë euro.

    “Janë hapur procedurat për blerjen e aparaturave për PCR për Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik që veprojnë nën autoritetin e IKSHPK-së. Aparatet për RT-PCR do të blihen nga Projekti i Shëndetësisë Kosovare (PSHK) që është nga huamarrja prej Bankës Botërore. Pritet të kushtojnë rreth 2 mil euro, bashkë me pajisjet e tjera përcjellëse”, thuhet në përgjigjet e Hotit.

    Ndërkohë, nga mesi i gushtit, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik pritet t’i shtohen edhe tri aparatura të RT PCR.

    “Me të siguruar të këtyre pajisjeve. Varet sa marrin kohë procedurat e kontraktimit dhe sjelljes së tyre në Kosovë. Por, në mesin e gushtit, IKSHPK pritet të marr edhe 3 aparate të RT PCR donacion nga partnerët ndërkombëtarë, për të filluar edhe me ndërrimin e tretë me testime me PCR”, kanë deklaruar nga MSh’ja.

    Ndryshe, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 225 raste të reja me COVID-19 dhe 13 raste të vdekjes.

    Me rastet e fundit, numri i personave që janë infektuar me këtë virus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9 mijë e 274. Prej këtij numri, 5 mijë e 190 pacientë janë shëruar, derisa 269 të infektuar të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë mesazhin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me rastin e përvjetorit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Klubi katalunas, Barcelona është duke menduar për afatin kalimtar të verës 2025 dhe tashmë ka etiketuar dy objektivat e mëdha. Sipas gazetës Mundo...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth katër milionë euro është dëmi financiar për Komunën e Suharekës i shkaktuar nga mospërmbushja e kontratave kolektive kundrejt punonjësve të arsimit,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.