[wp-story]

Lajme

Besnik Tahiri: Për herë të parë me vendim të kryeministrit shteti ua ka kompensuar policëve orët shtesë

Besnik Tahiri: Për herë të parë me vendim të kryeministrit shteti ua ka kompensuar policëve orët shtesë
13:29 | 06 Shtator 2019

Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se Policia e Kosovës është institucioni më kredibili dhe më i besueshëm.

Sipas tij, “për herë të parë me vendim të kryeministrit shteti ua ka kompensuar policëve orët shtesë”.

Shënimi i plotë i Besnik Tahirit në Facebook:

Ky 20-vjetor Policinë e Kosovës e gjen si institucionin më kredibil dhe i besueshëm tek qytetarët.

Për herë të parë me vendim të kryeministrit shteti ua ka kompensuar policëve orët shtesë:

• Që ishte krejt e pakuptueshme që shteti t’u mbetet borxh atyre që janë garant për sigurinë tonë;

• Kjo tashmë është normuar në Ligjin për Pagat që bashkë me orët shtesë për herë të parë do të jepen shtesat për rrezikshmëri deri në masën 40% të pagës bazë.

Jam krenar që bashkërisht me përfaqësuesit e Policisë kemi arritur të kemi një trajtim të dinjitetshëm në pagë për policët. Tashmë, ashtu siç është më e vlerësuara në rajon, policët tanë janë edhe më të paguarit.

Jam i bindur që ky përkushtim do të vazhdojë duke përmbyllur çështjen e sigurimit shëndetësor dhe atij jetësor.

Në mbështetje të profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të Policisë na duhet të garantojmë të drejtën për pensionim të parakohshëm të dinjitetshëm.

Ashtu siç Policia na bënë krenar dhe jetë të sigurt për familjen dhe shtetin, është detyrë dhe mision i shtetit përkujdesja për ta dhe familjet e tyre.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera