×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Bislimi i “sulet” BQK-së, bashkëpunëtorja e tij nesër pritet të votohet në Kuvend

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Bashkëpunëtorja e ngushtë e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi  pritet të votohet në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës për anëtare të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), raporton portali Front Online.

    Bëhet fjalë për kandidaten për anëtare të Bordit, Mimoza Mustafa, e cila sipas burimeve të portalit Front Online, është bashkëpunëtore e ngushtë e zëvendëskryeministrit Bislimi në Universitetin Amerikan të Kosovës.

    “Mimoza Mustafa është bashkëpunëtore e ngushtë e zv/kryeministrit Besnik Bislimi në AUK. Ajo pritet të votohet të enjten në Kuvend për anëtare të Bordit të BQK-së”, thotë ky burim i Front Online.

    Zëvendëskryeministri Bislimi edhe në formularin e deklarimit të pasurisë e ka potencuar se është edhe profesor në AUK, ku ka të hyra prej 3780 €. Ndërsa Mimoza Mustafa është ligjeruese në AUK që nga viti 2006.

    Përpos Mimoza Mustafës në garë për anëtarë të Bordit të BQK-së është edhe një zyrtar tjetër i VV-së (Bashkim Nurboja), Bedri Peci, But Dedaj dhe Kosovare Ukshini. Njëri prej këtyre 5 emrave duhet ta marrë shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit për Bordin e BQK-së.

    Përndryshe, Kuvendi i Kosovës të enjten ka seancë, ku pika e 36 e rendit të ditës është: Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Bislimi pak ditë më herët tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka disa ekspertë dhe se nuk i ka marrë këta ekspertë për t’i futur turshi, por i ka marrë për t’i avancuar proceset.

    “Gjithkund ku ne mendojmë që ekspertët tanë mund t’i avancojnë proceset, do të jemi të lumtur nëse mundemi t’i përdorim në atë drejtim, por kjo nuk hyn në kategorinë e emërimeve politike”, pati thënë Bisilimi.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.