Sport

Besart Berisha prezantohet sot te Prishtina

Besart Berisha prezantohet sot te Prishtina
08:21 | 22 Shtator 2021

Besart Berisha i është nënshtruar dje testeve mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën edhe zyrtarisht me klubin më të madh në Kosovë, Prishtinën. Berisha do të prezantohet sot (e mërkure) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prezantimi i tij do të bëhet në ora 14:00, përcjell FrontOnline.

Prishtina ditë më parë konfirmoi se ka arritur marrëveshje me ish-reprezenteusin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ardhja e tij në elitën e futbollit të Kosovës ka bërë bujë, duke ditur karrierën e sulmuesit 36 vjeçar.

Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Në atë botë, ishte futbollist i klubit gjerman Hamburg.

Ai po ashtu ka bërë karrierë edhe në Angli me klubin e Burnleyt, megjithatë kulmin e karrierës e ka arritur në Australi duke fituar katër tituj të kampionit dhe është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit australian me 147 gola./FrontOnline/

Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?

Të tjera