Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BERZH: Rritet korrupsioni dhe informaliteti, përkeqësohet mirëqeverisja në Shqipëri

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ndonëse Shqipëria prej disa vitesh po përpiqet që të kryejë reformën në drejtësi, që pritet të ulë korrupsionin dhe të përmirësojë qeverisjen, kjo nuk duket të ketë ndodhur, të paktën deri tani, përkundrazi.

    Raport i fundit i tranzicionit i Bankës Europiane për Rimdërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili këtë vit është përqendruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për shkak të krizës së Covid-19, konstaton se treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar, po ashtu dhe efiçienca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit dhe stabilitetit politik. Në këtë raport, BERZH mat indeksin e vlerësimit të cilësive të tranzicionit (“assessments of transition qualities” – ATQ), për 6 tregues, konkurrueshmëria, mirë-qeverisja, ekonomia e gjelbër, gjithëpërfshirja, rezistenca, integrimi.

    “Pikët e ATQ për qeverisjen kanë rënë në Shqipëri, Mongoli, Poloni, Turqi dhe Ukrainë, me përkeqësim domethënës të konstatuar në efiçiencën e gjykatave (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Polonia dhe Ukraina), dhe në perceptimin e korrupsionit dhe stabilitetit politik (Shqipëria, Mongolia, Polonia, Turqia dhe Ukraina)”, thuhet në raport.

    Pikët renditen nga 1 në 10, ku 10 përfaqëson nivelin më të lartë që i korrespondon standardeve të një ekonomie të qëndrueshme tregu.

    Sipas vlerësimit të BERZH, pikëzimi për mirëqeverisjen e Shqipërisë ra nga 5.16 në vitin 2019, në 4.5 në 2020, duke qenë vendi i dytë me qeverisjen më të keqe në Europën Juglindore, pas Bosnjë Hercegovinës (3.98). Pikët më të larta në rajon për mirëqeverisjen i merr Mali i Zi (6.27).

    “Pikët kanë rënë në Shqipëri|, Bosnjë Hercegovinë, Mongoli, Maqedoni e Veriut dhe Poloni, si rrjedhojë e përkeqësimit të treguesve që matin efektivitetin e gjykatave, informalitetin, perceptimin e korrupsionit dhe kuadrin për zbatimin e rregullave”, thuhet në raport.

    Krahas mirëqeverisjes, Shqipëria paraqitet më dobët se rajoni edhe në ekonominë e gjelbër, gjithëpërfshirjen dhe rezistencën, ndërsa është afër mesatares rajonale për konkurrueshmërinë dhe integrimin (shiko skemën më poshtë).

    Sipas raportit, gjatë periudhës 2016-20, rezultatet për efektivitetin e gjykatave dhe pavarësinë e gjyqësorit kanë rënë në shumë vende. Në të kundërt, rezultatet për qeverisjen elektronike, mbrojtja e të drejtave të pronës dhe zbatimi i kontratave janë përmirësuar në përgjithësi.

    Shumë vende kanë vazhduar të ecin përpara me reformat në lidhje me qeverisjen, veçanërisht në lidhje me politikat antikorrupsion, përputhjen me standardet e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore dhe digjitalizimin e shërbimeve qeveritare./Monitor

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Pas “Lasgushit”, “Migjenit” dhe “Naimit”, linjës shqiptare të fluturimeve ajrore “Air Albania” i shtohet edhe aeroplani “Fishta”, për nder të poetit të...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi të premten një paketë ndihme prej 15.6 miliardë dollarësh të nënshkruar më 21 mars me qeverinë...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin për miratimin e konceptit të përditësuar të politikës së jashtme të Rusisë. Kremlini bëri të...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i Unionit Shqiptar në Kroaci, Esat Çollaku, ka thënë se ka parë një mobilizim të jashtëzakonshëm përpara fillimit të “Marshojmë për...
    Lajme31 Mars 2023
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si të padrejtë e të papërballueshëm për qytetarët. Në faqen...
    Lajme31 Mars 2023
    Sa herë që dilte nga shtëpia, me vete merrte edhe biçikletën. Fundjavën që lamë pas, atë e la në vendin e zakonshëm,...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Shqiptarja Zenepe Uruci, 56 vjeçe u vra pasditen e djeshme në Itali nga bashkëshorti i saj Xhafer Uruci, 62 vjeç. Shqiptari e goditi 5...
    Vip31 Mars 2023
    Donald Veshaj ka thumbuar Olta Gixharin por edhe Efin për eksperiencën e tyre në Big Brother Vip Albania. Në programin që drejtohet...
    Ekonomi31 Mars 2023
    Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.