[wp-story]

Lajme

Bërnabiq: S’do të ndalemi derisa të zbulohet e vërteta për vrasjen e Ivanoviqit

Bërnabiq: S’do të ndalemi derisa të zbulohet e vërteta për vrasjen e Ivanoviqit
10:30 | 16 Janar 2020

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se Serbia nuk do të ndalojë hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, udhëheqës i Iniciativës Qytetare SDP derisa siç tha ajo të “zbulohet e vërteta dhe jo ajo që i përshtatet dikujt”

Në përvjetorin e dytë të vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Bërnabiq theksoi se Beogradi po zhvillon hetimet vet pa mbështetjen e institucioneve në Prishtinë dhe akterëve ndërkombëtarë në Kosovë, kryesisht EULEX-it.

Lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza ndaj gjashtë personave.

Oliver Ivanoviq u vra para zyrës së partisë së tij, Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës më 16 janar të vitit 2018./Front Online/

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera