×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bërnabiq: Për keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se është për keqardhje që lideri i partisë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk është një përparësi e tij.

    “Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh”, tha Bërnabiq.

    Ajo tha se arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë një përparësi për Prishtinën. Sipas saj Kosova nuk ka “perspektivë” pa dialog dhe marrëveshje me Beogradin. Këtë e argumentoi me faktin se më shumë se gjysma e botës nuk e njohin Kosovën. Bërnabiq shtoi se Kosova “nuk mund të negociojë anëtarësimin në BE” pasi pesë vendet anëtare të bllokut nuk e njohin si shtet.

    “Ne jemi këtu për dialog”, tha ajo në një konferencë për media.

    Pas daljes së rezultateve preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se formimi i një ekipi negociues për dialogun me Serbinë nuk është përparësi e tij, pasi siç tha, kjo është një përparësi e gjashtë apo e shtatë për qytetarët e Kosovës.

    “Prioriteti ynë është punësimi dhe drejtësia”, tha Kurti, duke shtuar se nëse Kosova është e dobët në aspektin ekonomik, Serbia nuk do të respektojë asnjë marrëveshje.

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian kishte filluar para dhjetë vjetësh. Pas një ngecjeje gati dyvjeçare, procesi rifilloi verën e vitit të kaluar. Por, për shkak se Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, raunde të reja të bisedimeve në nivel të lartë nuk ka pasur që nga vjeshta e vitit të kaluar, ndërkohë që janë zhvilluar vetëm disa takime në nivel të ekspertëve.

    Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ekipet e ambasadave janë sot në të gjithë Maqedoninë e Veriut për të mbikëqyrur procesin e votimit. Përfaqësuesit e ambasadës së ShBA-së...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka hedhur votën e tij në Zajaz. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë armë të reja dhe pajisje në Ukrainë brenda...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimtire Shehu, ka treguar se deri në ora 13:00 procesi i zgjedhjeve...
    Lajme24 Prill 2024
    Raporti i “Freedom House” për vitin 2023 ka vlerësuar se në Kosovë liria e përgjithshme e fjalës dhe e shprehjes është disi...
    Vip24 Prill 2024
    Freedom House publikoi raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapopublikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke u konsideruar...
    Lajme24 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti për trajtimin e punëtorëve të arsimit dhe të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Dy senatorë amerikanë që votuan kundër projektligjit të ndihmës së huaj ushtarake të madhe cituan luftën e Izraelit ndaj Gazës si arsye....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.