×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Berjani: Çmimi i naftës është në rënie e sipër

    FrontOnline
    19 Nëntor 2022

    Ditëve të fundit është vërejtur një rënie e lehtë e çmimit të naftës.

    Kryetari i Shoqatës të Naftarëve, Fadil Berjani, ka thënë se arsyeja e rënies së çmimit është rritja e prodhimit nga organizata prodhuese OPEC.

    “Në bursë kanë rënë çmimet dhe ka reflektuar edhe tek ne në Kosovë. Ndikim në rënien e çmimit ka edhe organizata prodhuese OPEC, që e ka shtuar prodhimin. Kur ka prodhim të rritur kemi rënie të çmimit dhe kjo është duke reflektuar edhe tek ne në Kosovë”, u shpreh ai, Klan Kosova.

    Aktualisht një litër naftë, sipas tij, është duke u shitur me çmim rreth 1 euro e 62 centë.

    Berjani theksoi se kosovarët janë duke u shërbyer me çmimet më të ulëta në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut.

    “Tash nuk kemi çmim të imponuar apo çmim tavan, Kosova është treg i hapur dhe shteti më i vogël në botë, me më së shumti pika karburanti. Është një konkurrencë dhe garë e madhe për çmim. Oferta dhe kërkesa e krijon çmimin. Çmimet janë në rënie e sipër, qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të ulëta në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka akcizën e dizelit më të ulët se ne, për 22 cent. Lus qytetarët tanë që kur të shërbehen me derivate, të kërkojnë edhe kuponin fiskal”, tha Berjani./Front Online

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.