×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Zgjedhjet, e vetmja mënyrë për ta ndalur keqqeverisjen

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Deputeti Hisen Berisha nga radhët e PDK-së ka folur për Front Online lidhur me zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

    Sipas tij, zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për ta ndalur keqqeverisjen, duke i përmendur edhe disa nga arsyet se pse vendi ka nevojë për to.

    “Po, duhet të ketë sepse zgjedhjet e reja do të duheshin të jenë lidhja për ta ndalur keqqeverisjen dhe dëmin politik që po bëhet ndaj Kosovës. Zhvillimi ekonomik është në falimentim total, ndërsa në aspektin social është një varfërim i skajshëm dhe kjo situatë nuk është se qytetarët kanë qenë të varfër apo kanë lindur të tillë, por kjo Qeveri i ka varfëru, tha ai.

    Berisha ka thënë se nuk do të duhet të ketë tolerance në rastë të shkeljes së Kushtetutës, pasi që sipas tij, këtë e kanë bërë edhe Presidentja dhe Kryeministri, dhe kjo do të ishte një arsye e fortë për ta çuar vendin drejtë zgjedhjeve.

    “Presidentja ka pasur shkelje në procedurën e zgjedhjes së saj. Ka pas kontrabandim të votës drejtëpërdrejtë. Madje, edhe Kryeministri i një shtetit që në foltore para deputetëve, thotë se kjo Kushtetutë edhe ashtu do të duhej të shkilet, ai shtet ka marr fund, u shpreh Berisha.

    Madje deputeti i PDK-së nuk u kursye edhe ndaj rasteve të fundit, duke përmendur mashtrimet në KEK dhe në institucione tjera.

    “Kjo qeveri ka bërë mashtrime në çdo segment të jetës, ku kanë premtuar, punësim, drejtësi, ndalje të korrupsionit e krimit të organizuar edhe pse të gjitha këto fenomene sot i ke më evidente se kurrë. Mashtrimet dhe arrestimet në KEK për miliona të vjedhura e shumë raste të tjera për të cilat do të duhet të mblidhen fakte dhe të deponohen në Prokurori. Por, Prokuroria tash është e hendikepuar nga presioni i Kryeministrit, dhe kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë në histori të shtetit të ri të Kosovës”, ka deklaruar Berisha. /Front Online

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2023
    Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe ish-Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, përmes një shënimi në...
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” njësitit...
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ngrohtorja “Termokos” është veshur me ngjyrat rozë. Ai, me anë...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2023
    200 ushtarë shtesë do të dërgohen nga ana e Britanisë së Madhe në Kosovë. Kjo për shkak të sulmit terrorist që ndodhi...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Nuk ka plane të menjëhershme për të vendosur instruktorë ushtarakë në Ukrainë, tha të dielën kryeministri britanik, Rishi Sunak, duke u larguar...
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar protestën e 1 tetorit 1997, një revoltim studentor kundër pushtuesit serb. Kuti ka thënë se...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka thënë se Serbia duhet të dorëzojë përgjegjësit për sulmet në veri të...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Ankara. PKK është e shpallur si e jashtëligjshme nga...
    Lajme01 Tetor 2023
    Deputetja më e zëshme britanike në raport me Kosovën, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se i gjithë Batalioni i Parë i...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.