Në Tiranë, Partia Demokratike, ajo pjesë që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, bëri të ditur se nuk do të ndryshojë planet për të zhvilluar një tubim proteste pranë selisë së qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në kryeqytetin shqiptar do të mbahet takimi i nivelit të lartë të Bashkimit Europian dhe Ballkani Perëndimor.
Vendimi u bë i ditur nga Berisha, një ditë pasi policia e shtetit refuzoi kërkesën e opozitës për të zhvilluar një protestë pranë kryeministrisë, nën arsyetimin se kjo vendndodhje gjendet brenda perimetrit të sigurisë së takimit të nivelit të lartë të udhëheqëve evropianë e rajonalë.
Sipas policisë organizimi i një proteste në këtë zonë, përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Policia theksoi se është e gatshme të garantojë mbarëvajtjen e çdo tubimi, që do të mbahet jashtë perimetrit të sigurisë së takimit të nivelit të lartë. Brenda perimetrit të sigurisë për forcat e zbatimit të ligjit përfshihen sheshi ‘Nënë Tereza’, shëtitorja ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe disa rrugë në qendër të kryeqytetit.
Berisha pohoi se me këtë refuzim, policia po shkel Kushtetutën, pasi siç tha ai, protestuesve u kërkohet nga ligji vetëm të njoftojnë policinë për veprimtarinë e tyre.
Berisha tha se protestuesit do të denoncojnë korrupsionin dhe autoritarizmin e kryeministrit Edi Rama, dhe protesta me moton “E duam Shqipërinë si Europa” nuk do të cënojë në asnjë rast sigurinë e miqve europianë pjesëmarrës në takimin e nivelit të lartë. /VoA/

Të tjera
-
15:00 | 31 Janar 2023
-
14:57 | 31 Janar 2023
-
14:55 | 31 Janar 2023
-
14:54 | 31 Janar 2023
-
14:46 | 31 Janar 2023
-
14:44 | 31 Janar 2023
-
14:37 | 31 Janar 2023
-
14:25 | 31 Janar 2023
-
14:25 | 31 Janar 2023
-
14:22 | 31 Janar 2023
-
14:19 | 31 Janar 2023
-
14:17 | 31 Janar 2023