×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Pavarësinë e Kosovës de facto e ka shpallur George W. Bush

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se e kujton 17 shkurtin e 2008-ës si ditën e mrekullisë më të madhe në historinë e shqiptarëve, pas 28 nëntorit të Skënderbeut.

    “Pa dyshim se Pavarësia e Shqipërisë është ‘nëna e nënave’ e të gjitha datave që ne gëzojmë. Pavarësia e Shqipërisë ishte zhvillim shumë kompleks, kurse Pavarësia e Kosovës përbën mrekullinë më të madhe të shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut”, ka thënë Berisha.

    “Këtë e them sepse sa herë ta shohim dhe analizojmë këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pashoq. Ai ka themelet në gjakun, jetën e qindra e mijëra shqiptarëve të cilët që nga vitet e Lidhjes së Prizrenit deri më 1999, u flijuan për lirinë e Kosovës. Kjo mrekulli ka rezistencën pasive më të pashoqen në Evropë, rezistencë në të cilën qytetarët e Kosovës u bashkuan në një, me gjeniun e politikës së shqiptarëve, Presidentin Rugova”.

    “Rezistenca pasive nuk mundej si e tillë të konkretizohej me pavarësinë dhe ajo u vazhdua me beteja të UÇK-së në të cilat shënuan kulmet e heroizimit të shqiptarëve ndër kohëra, Prekazi u shndërua në Krujën e dytë”.

    Berisha në Edicionin e Analizës iu ka shmangur pyetjes për shpalljen e pavarësisë dhe ish kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçit.

    “Pavarësia e Kosovës u shpall “de-facto” nga George W. Bush në Tiranë dhe periudha që ngeli midis qershorit të vitit 2007 dhe shkrutit 2008 ishte një periudhë përgatitore për shpalljen e pavarësisë”.

    “Mund të them se më 2005 me ardhjen në pushtet të PD-së, tema themelore e Qeverisë së Shqipërisë ka qenë se Pavarësia e Kosovës, si kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë fund fluiditetit të shqiptarëve në Ballkan”.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.