×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha nesër në SPAK, thirrje demokratëve për protestë: Është vegël e Ramës

    FrontOnline
    19 Janar 2025

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani.

    Kryetari i PD-së duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore, por këtë herë A2 CNN mëson se PD u ka bërë thirrje demokratëve që në orën 9:30 të jenë në protestë para SPAK-ut.

    Në mesazhin e siguruar nga A2 CNN, drejtuar strukturave të PD-së akuzohet SPAK si vegël e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë.

    “Të dashur miq. Ditën e Hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD Prof. Dr. Sali Berisha në SKAP (SPAK). Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara  SKAP-it si vegël  në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë ..Faleminderit”, thuhet në mesazh.

    Kjo është hera e dytë që Berisha do të paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një punonjës policie në Durrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Glauk Konjufca i Vetëvendosjes nuk ka dashur të komentojë rezultatet e para të exit poll-eve. Ai i ka thënë shkurt për Tëvë1,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.18% të votave. Partia Demokratike e...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Koalicioni për Familje do të mbajë një konferencë për media sonte në orën 20:45, ku do të komentojë rezultatet e zgjedhjeve të...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Qendrat e votimit janë hapur në orën...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pas mbylljes së qendrave të votimit, përmes një konference për media, nga ku...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë për media për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Siç thotë Policia, “Plani...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.