×
  • Ekonomi
  • Sigurime

    Berisha: Mbi 5,6 milionë euro u paguan vetëm për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pa siguruara gjatë vitit 2021

    FrontOnline
    08 Mars 2022

    Valon Berisha, drejtor i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka treguar se vetëm gjatë vitit 2021, për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara kanë paguar dëme në vlerë prej hiç më pak se 5 milionë e  649 mijë euro. Krahasuar me vitin paraprak, shuma e mjeteve që janë shpenzuar për këtë qëllim është 62,30 % më e lartë.

    Edhe më tutje, shuma të mëdha të mjeteve vazhdojnë të shpenzohen nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruar në vend. Gjatë vitit që lamë pas, në raport me vitet paraprake ka pasur rritje drastike të numrit të aksidenteve, në të cilat pjesëmarrës janë edhe automjetet e pasiguruara. Valon Berisha, drejtor i Departamentit të Financave në BKS thotë se rritja e vazhdueshme e aksidenteve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara është tejet shqetësuese për Industrinë e Sigurimeve. “Siç e kemi potencuar edhe më parë. Së pari, automjetet e pasiguruara si të tilla paraqesin rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që ato janë edhe të pakontrolluara teknikisht. Së dyti, shuma e mjeteve që humb shteti nga ta si pasojë e mos pagesës së taksave të parapara me rastin e regjistrimit të automjetit, dhe së treti, humb Industria sepse duhet të paguajë menjëherë një dëm të shkaktuara nga ta, derisa për t’i kthyer më pastaj ato mjete BKS-së i duhet një kohë relativisht e gjatë për shkak të zvarritjes së lendeve nëpër gjykata, “ka thënë drejtori Berisha për “iSIGURIME”.

    Krahasimi 2021 me 2020

    Valon Berisha, drejtor i Departamentit të Financave në BKS tregon se vetëm gjatë vitit 2021 për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar hiç më pak se 5 milionë e 649 mijë euro. Sipas tij, në raport me vitin paraprak ka një rritje të vlerës së pagesës prej 62,30 % në euro, si dhe 71,30 % në numër.

    Krahasimi 2021 me 2019

    Po ashtu, gjatë vitit 2019 sipas të dhënave zyrtare të BKS-së për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar 4 milionë e 436 mijë euro. Nëse e bëjmë një krahasim në mes të vitit 2021 dhe vitit 2019, shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të shpenzuar për këtë qëllim është më e lartë për 27,30 %, derisa numri i lendeve të kompensuara është më i madh për 54,90 %.

    Krahasimi 2021 me 2018

    Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare, shihet se në vitin 2018 shuma e mjeteve të shpenzuara për mbulimin e aksidenteve të shkaktuar nga automjetet e pasiguruara është 3 milionë e 402 mijë. Kur e krahasojmë vitin 2021 më vitin 2018, shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të paguara për kompensim të dëmeve për automjete të pasiguruara është më e lartë për 66 %, derisa numri i lëndëve të kompensuara është për 55,2 % më i lartë.

     

    Krahasimi 2021 me 2017

    Valon Berisha, drejtor i Departamentit të Financave në BKS tregon se vetëm gjatë vitit 2017 për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar hiç më pak se 3 milionë e 328 mijë euro. Sipas tij, në raport me vitin paraprak ka një rritje të vlerës së pagesës prej 69,70 % në euro, si dhe 37,50 % në numër.

    Krahasimi 2021 me 2016

    Po ashtu, gjatë vitit 2016 sipas të dhënave zyrtare të BKS-së, për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar 3 milionë e 336 mijë euro. Nëse e bëjmë një krahasim në mes të vitit 2021 dhe vitit 2016, shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të shpenzuar për këtë qëllim është më e lartë për 69,30 %, derisa numri i lendeve të kompensuar është më i madh për 77,10 %.

    Krahasimi 2021 me 2015

    Gjatë vitit 2015 sipas të dhënave zyrtare të BKS-së, për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara janë shpenzuar 3 milionë e 229 mijë euro. Nëse e bëjmë një krahasim në mes të vitit 2021 dhe vitit 2015, shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të shpenzuar për këtë qëllim është më e lartë për 74,90 %, derisa numri i lendeve të kompensuara është më i madh për 89,40 %.

     

    Krahasimi 2021 me 2014

    Në vitin 2014 për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, BKS-ja ka shpenzuar  2 milionë e 793 mijë euro. Duke e krahasuar vitin 2021 me vitin 2014, shihet se në vitin 2021 shuma e mjeteve është më e madhe për 102,2 %, derisa numri i dëmeve të kompensuar është më i lartë për 44,9 %.

    Krahasimi 2021 me 2013

    Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare, shihet se në vitin 2013 shuma e mjeteve të shpenzuara për mbulimin e aksidenteve të shkaktuar nga automjetet e pasiguruara është 3 milionë e 756 mijë. Kur e krahasojmë vitin 2021 me vitin 2013 shihet se gjatë vitit 2021 shuma e mjeteve të paguara për kompensim të dëmeve për automjete të pasiguruara është më e lartë për 50,4 %, derisa numri i lëndëve të kompensuara është për 16,8 % më i lartë.`

     

    Krahasimi 2021 me 2012

    Në vitin 2012, për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, BKS-ja ka shpenzuar 3 milionë e 500 mijë euro. Duke e krahasuar vitin 2021 me  vitin 2012, shihet se në vitin 2021 shuma e mjeteve është më e madhe për 61,4 %, derisa numri i dëmeve të kompensuar është më i lartë për 28,10 %.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Gusht 2023
    Mosanëtarësimi në OKB, paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të...
    Ekonomi03 Nëntor 2022
    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë...
    Ekonomi30 Shtator 2022
    Në prag të shënimit të 11 vjetorit të themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), drejtori Sami Mazreku tha sot se nuk...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Dy lojtarë të Ligës Premier janë arrestuar nën dyshimin për sulm dhe përdhunim, raporton ekskluzivisht The Sun. Identiteti nuk bëhet i ditur,...
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Sport23 Prill 2024
    Juventusi ka humbur me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.